Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve? - Bota Sot
Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve?

Life style

Çfarë kuptimi kanë lulet për ditën e të dashuruarve?

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 08:39
Ilustrim

Mendoni për ditën e të dashuruarve dhe të parat që ju bien në mend janë zemrat lulet dhe çokollatat.

Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi.

Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet.

Trëndafilat e kuq janë lulet klasike për këtë ditë, duke qenë gjithmonë një zgjidhje e duhur dhe e sigurt.

Gjuha e luleve

Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën dhe dorën, në të cilën e mbajmë buqetën për t’i shprehur emocionet tona.

Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.

Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:

• Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion
• Trëndafilat rozë: miqësi
• Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua
• Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim
• Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë
• Margarita: pafajësi, besueshmëri
• Gladiolat: sinqeritet
• Zambakët: besim, urtësi
• Orkidetë: madhështi
• Luledielli: devotshmëri

Lulet që nuk duhen dhuruar për Shën Valentin

Çdo lule simbolizon diçka, prandaj tregohuni të kujdesshëm me lulet që sot do t’i dhuroni personit që keni në krah.

Lulet e verdha. Janë të bukura dhe të freskëta, por ato janë simbol i tradhtisë.
Lulet me konotacion negativ. Ka disa lule që i lidhim me ngjarje jo shumë të këndshme. Krizantemat janë të bukura, por përdoren me tepër për një mort sesa për ditën e Shën Valentinit.
Lulet agresive. Lulet me gjemba për shembull duhen shmangur këtë ditë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...