Këshilla e ekspertëve: Femra, propozoni edhe ju! - Bota Sot
Këshilla e ekspertëve: Femra, propozoni edhe ju!

Life style

Këshilla e ekspertëve: Femra, propozoni edhe ju!

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 21:42
Foto ilustruese

Pse flasim për barazi gjinore kur në fakt femrat nuk sillen njëlloj në një marrëdhënie?

Njerëzit janë duke hequr dorë nga dashuria thjesht sepse ata kanë ndaluar së besuari se dashuria e vërtetë ekziston.

Mundësi ideale financimi nga NLB Banka – bëhu me banesë në kompleksin Linda Premium Residence

Gjithashtu, shpresa te dashuria ka rënë sepse në të shumtën e rasteve ajo është kthyer thjesht në një listë cilësish ku partnerët më shumë shikojnë nëse karakteristikat u përputhen me njëri-tjetrin apo jo, ndërkohë që dashuria supozohet të jetë më shumë se kaq.

Gjithashtu, një arsye tjetër pse shpresa te dashuria ka filluar të bjeri është fakti se me kalimin e kohës edhe dashuria ka filluar të ndryshojë shumë dhe me ritme të shpejta.

Por ndonëse kjo e fundit ka ritëm dhe u përshtatet kohërave, ajo çka mbetet e pandryshueshme është pritshmëria se pikërisht mashkulli duhet të propozojë. Kjo në fakt ka hapur probleme pasi meshkujt janë ngopur me refuzime dhe femrat janë mërzitur vetëm duke pritur.

Pra, është e thjeshtë: femra, propozoni edhe ju!

Kur një femër i jep mashkullit një farë inkurajimi gjithçka është më e mirë. Kur një femër buzëqesh apo e përshëndet e para një mashkull, ky i fundit e kupton që së paku ajo është e interesuar. Kjo duhet të ndodhë sepse, vajza, kohërat kanë ndryshuar dhe nëse ju shihni një mashkull që ju pëlqen, mos ngurroni t’ia shprehni, sepse pastaj do të jetë vonë!

Lesna Mall, hapësira ideale për të hapur dyqan

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Pse flasim për barazi gjinore kur në fakt femrat nuk sillen njëlloj në një marrëdhënie?

Një femër që propozon e para apo, së paku, përshëndet e para tregon se ajo është e vendosur, ka besim në vete dhe nuk e ka aspak problem edhe nëse refuzohet sepse një femër e fortë di të kthejë gjithçka në avantazhin e vet.

Nëse jeni shtrirë në krevat sot dhe ndiheni vetëm, ngrihuni, merrni telefonin dhe dërgojini mesazh atij që pëlqeni, shkruan Blitz. Do të jetë fundjava më e bukur e jetës tuaj!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...