Kështu mund t’i mbani rrobat gjithmonë të pastra - Bota Sot
Kështu mund t’i mbani rrobat gjithmonë të pastra

Life style

Kështu mund t’i mbani rrobat gjithmonë të pastra

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 06:32
Ilustrim

Është një sfidë shumë e vështirë që t’i mbani rrobat e pastra pa pasur nevojë që t’i lani ato gjatë tërë kohë

Ju mund të përfundoni duke pasur probleme me gjëra të thjeshta si rrobat – mund të derdhni pak verë në një bluzë të bardhë dhe mund të mos i hiqet njolla, apo këpucët e reja që i keni blerë mund të jenë të vogla për këmbët.

Këto janë disa truqe të cilat do t’ua lehtësojnë jetën duke ju ndihmuar t’i mbani në gjendje të mirë rrobat dhe këpucët.

Përdorni lëng limoni ose sodë buke për t’i hequr njollat e sqetullave në rroba

Vendoseni trikon në frigorifer për 3-4 orë dhe nuk do të koklavitet

Elektricitetin statik mund ta hiqni qafe nga rrobat vetëm duke e pastruar rrobën me pjesën e brendshme të një letre të zakonshme

Zgjeroni këpucët e ngushta me këtë metodë: Vendosni pak ujë në qese, qeset vendosni brenda këpucëve dhe lërini ato të qëndrojnë në frigorifer gjatë natës.

Për të hequr njollat e verës së kuqe, derdhni pak verë të bardhë dhe pastaj hidhni edhe sodë buke. Lërini ashtu 2-3 orë pastaj pastrojeni rrobën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...