A do t’i dëshironit qerpikët ngjyrë ylberi?

Life style

A do t’i dëshironit qerpikët ngjyrë ylberi?

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:10
Ilustrim

A është ky trendi i ri tepër ekstravagant për shijen tuaj apo jeni të gatshme që të eksperimentoni?

Fjala është për qerpikët e ngjyrosur me shumë ngjyra, të cilët krijojnë pamjen e ylberit në sytë tuaj.

Nëse keni imagjinatë dhe kohë për të ushtruar, dukjen e re në sy vetë do ta theksoni.

Mjafton baza për maskara, dhe pas saj të qitni në mënyrë precize maskara ngjyrash të ndryshme.

Në vend të sa më shumë maskara mund të blini qerpikë artificialë.

Nëse megjithatë nuk keni durim të mjaftueshëm, mund të shkoni në sallonin e preferuar ku ekspertët me duart e tyre të shkathëta do t’ju japin kombinimin e dëshirueshëm të ngjyrave.

Plusi shtesë: mund të zgjidhni edhe dendësinë, edhe gjatësinë e dëshiruar të qerpikëve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat