Kërkon më shumë para nga divorci, i merren të gjitha, shkaku: je dembele

Life style

Kërkon më shumë para nga divorci, i merren të gjitha, shkaku: je dembele

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:18
Ilustrim

I është thënë “Stop” çekut që i paguhet gruas, e cila nga një çështje divorci kërkonte të merrte nga ish-bashkëshorti shumën prej 1900 eurosh.

Sipas gjykatësve të Gjykatës së Trevisos, një grua nuk është përpjekur mjaftueshëm për të gjetur një punë apo për të rritur të ardhurat familjare.

Në terma të tjerë, ajo ka qenë gjithnjë një dembele dhe si e tillë nuk ka të drejtën të përfitojë shumën mujore.

Burri është një profesionit i afirmuar, me një rrogë mujore prej më shumë se 4 mijë eurosh në muaj, ndërsa gruaja (35 vjeç me origjinë afrikano jugore) ka qenë e papunë që në vitin 2007, vit kur edhe është martuar, pavarësisht diplomës së saj për ‘Tregëti të Jashtme’.

Për të justifikuar pasivitetin e saj, ajo ka shpjeguar në sallë se karriera e saj u shkatërrua pikërisht pse ndoqi të shoqin në Itali.

Më pas, në Itali, sipas saj, askush nuk ka dashur t’i ofrojë një punë për shkak të gjuhës italiane që ajo nuk e fliste shumë rrjedhshëm.

Të gjitha këto janë quajtur nga trupa gjykuese e Trevisos (e cila kryesohej nga një grua) si pretekste.

Nëse është krijuar në familje një boshllëk ekonomik, faji do ishte i ish-bashkëshortes: “Nuk është vënë re asnjë sakrificë i zonjës, gjatë jetës bashkëshortore, ku të vihet re se ka kontribuar në shtimin e pasurisë së përbashkët”, lexohet në vendimin e gjykatës.

Jo vetëm kaq: “Me transferimin në Itali, në vitin 2014, -vazhdojnë magjistratët- duket pak, ose aspak e besueshme që gruaja të mos ketë gjetur dot një punë, pasi ishte e paaftë të fliste saktë gjuhën italiane. Vetëm dorëzimi i kurikulës nuk është e mjaftueshme për të vërtetuar pamundësinë e gjetjes së një pune.”

Pasi iu refuzua kërkesa për ta çuar çekun e divorcit në 1900 euro në muaj, iu pezullua edhe çeku aktual prej 1100 eurosh në muaj.

Në këto kushte, gruaja duhet të përveshë mëngët dhe të gjejë një punë, për të mbajtur veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat