Soda e bukës, vërtet një përbërës magjik – i bën flokët të shëndetshëm, e eliminon aromën e keqe dhe i zbardhon dhëmbët

Life style

Soda e bukës, vërtet një përbërës magjik – i bën flokët të shëndetshëm, e eliminon aromën e keqe dhe i zbardhon dhëmbët

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:23
Ilustrim

Soda e bukës është përbërës i fuqishëm dhe mund të përdoret për arsye të panumërta, duke filluar nga kuzhina e deri në tualet.

Ndonëse e përdorim për qëllime gati shumicën e rasteve, soda e bukës mund të përdoret edhe për ta larguar aromën e keqe nga dyshemetë, rrobat dhe në mënyrë efikase i zbardhon edhe rrobat.

Por, ky përbërës mund të përdoret edhe për qëllime higjiene apo bukurie.

Më poshtë i keni disa prej mënyrave se si mund ta përdorni sodën e bukës për qëllime higjiene apo bukurie.

Soda e bukës e eliminon djersitjen

Sodën e bukës mund ta përdorni si deodorant natyral, i cili jua mban sqetullat të freskëta për disa orë. Mjafton t’i përzieni disa pika të vajit të preferuar esencial me 4 lugë gjelle sodë buke. Pastaj, këtë kombinim e përdorni në sqetulla për t’i shkatërruar bakteret që e shkaktojnë aromën e keqe.

E largon aromën e keqe të trupit

Një gotë të vogël sodë buke shtojeni në vaskën tuaj dhe zhytuni aty për të paktën gjysmë ore. Zhytja në vaskë të mbushur me ujë e sodë buke i neutralizon bakteret e këqija dhe e zgjidhë problemin e lëkurës së yndyrshme.

Soda e bukës për thonj të shëndetshëm

Aplikojeni një përzierje prej 3 pjesëve sodë buke dhe 1 pjese ujë në thonj për t’i bërë ata të shëndetshëm.

Freskojeni frymëmarrjen

Shtojeni një lugë çaji sodë buke në një gotë me ujë dhe përzieni mirë. Produktin e fituar gargarisni në gojë për t’i shkatërruar bakteret që e shkaktojnë aromën e keqe, por edhe për ta dezinfektuar fytin.

Soda e bukës për flokë të shëndetshëm dhe të pastër

Shamponët dhe zbutësit shpeshherë janë të mbushur me kimikale të dëmshme që e shkatërrojnë balancin e skalit dhe i dobësojnë flokët. Por, mjafton ta përdorni sodën e bukës një herë në muaj për t’i mbajtur flokët dhe skalpin të shëndetshëm.

Zbardhimi i dhëmbëve

Përziejeni sodën e bukës me peroksid hidrogjeni dhe do të fitoni një agjent natyral zbardhues të dhëmbëve. Por, përdoreni vetëm një herë në javë për të mos shkaktuar deme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat