Gjashtë artikuj për rritje të shëndetshme dhe të frytshme të bimëve në kopshtin tuaj - Bota Sot
Gjashtë artikuj për rritje të shëndetshme dhe të frytshme të bimëve në kopshtin tuaj

Life style

Gjashtë artikuj për rritje të shëndetshme dhe të frytshme të bimëve në kopshtin tuaj

Më: 21 mars 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Biostimulatorët dhe rregullatorët e rritjes janë materie të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e rritjes dhe zhvillimit të bimëve të kultivuara

Ato kanë imunitet më të mirë (u rritet rezistenca ndaj sëmundjeve, dëmtuesve dhe stresit të shkaktuar nga moti i keq), bëhen më produktive, frutat janë më cilësore dhe kanë aftësi më të mira të ruajtjes.

Bimët më mirë zhvillojnë rrënjët dhe më mirë përballojnë mbjelljen.

Hithra

Mjafton të merret një grusht i vogël i hithrave të thata dhe t’i zhytni në një litër ujë. Hithrat e zhytura lihen ashtu rreth 10 ditë, ndërkaq tretja e përftuar rrallohet me ujë në raport 1:3.

Kjo tretje do të sigurojë rritje të shpejtë të bimëve të reja dhe do të shtojë rezistencën ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Mjalti

Në gjysmë litri ujë të ngrohtë tretni gjysmë luge të vogël të mjaltit natyral. Për zhvillim më të mirë të rrënjëve, filizat mbani në këtë tretje deri në gjashtë orë, derisa qepujkat mbani të zhytura nga një deri në 12 orë, varësisht nga madhësia e tyre.

Pas zhytjes nuk ka nevojë ta shpëlani apo ta fshini materialin për mbjellje.

Të bardhët e vezëve

Merrni të bardhët e një veze të madhe apo dy të vezëve vogla. Të bardhët tundni në 200 ml ujë të nxehtë dhe lini të qëndrojnë një javë.

Më së miri është që ena të lihet larg nga shtëpia për shkak të aromës së pakëndshme, e cila do të qëndrojë edhe më vonë. Pastaj tretjen e përftuar zbuteni me dy litra ujë dhe tretja është e gatshme për ujitje.

Shelgu

Në pranverë, kur degët e vogla të shelgut janë plot lëngje, mjafton t’i zhytni në ujë dhe të prisni. Kur degët të fillojnë të lëshojnë rrënjë, dhe kur uji në enë të marrë ngjyrë të gështenjtë, uji është i gatshëm për përdorim.

Në këtë ujë mund të zhyten farërat, filizat, qepujkat, zhardhokët. Mjafton të jenë të zhytura nga pesë deri në shtatë orë. Degët e vogla nuk është e nevojshme t’i nxirrni nga uji. Munden sërish të ujiten me ujë dhe të lihen një javë dhe uji mund të përdoret sërish. Nëse uji është paksa më i errët dhe i ngjitshëm, mund të zbutet duke shtuar ujin në raport 1:1.

Aloe vera

Merrni një kavanoz qelqi dhe një lugë lëng aloe vere dhe tretni në 250 ml ujë të ngrohtë. Mbulojeni dhe lini një javë në vend të errët dhe të ftohtë.

Pas kësaj periudhe, përmbajtjen rrallojeni me ujë që gjithsej të bëhen 5 litra tretje. Filizat mbani të zhytur në këtë tretje deri në gjashtë orë, ndërkaq qepujkat deri në 12 orë, varësisht nga madhësia e tyre. Pastaj materiali për mbjellje nuk ka nevojë të lahet apo të fshihet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...