Personat me Down Syndrome që kanë arritur sukses! - Bota Sot
Personat me Down Syndrome që kanë arritur sukses!

Life style

Personat me Down Syndrome që kanë arritur sukses!

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:41
Isabelle Springmühl

Sindromi Down (DS ose DNS), i njohur gjithashtu si trisomia 21, është një çrregullim gjenetik ku personi lind me një kromozom shtesë, i shkaktuar nga një pjesë e kopjes së tretë të kromozomit 21. Ky material shtesë ndryshon rrjedhjen e zhvillimit dhe shkakton karakteristika të cilat përfshijnë: vonesën e rritjes fizike, tiparet karakteristike të fytyrës dhe aftësinë e kufizuar intelektuale.

Por kjo nuk do të thotë se personat me sindromën Down nuk janë të aftë të kujdesen për vetën e tyre, të shkollohen dhe të punojnë. Shumë persona të cilët kanë sindromin Down janë tejet të integruar në shoqëri, kanë profesionet e tyre dhe janë pjesë e një popullate aktive. Dhe sigurisht këtë gjë mund ta kuptojmë edhe më lehtë duke lexuar më poshtë për katër zonja tejet të suksesshme të cilat kanë po këtë sindrom.

Lauren Potter është një 27 vjeçare e cila ka sindromin Down, por ky fakt nuk e ka penguar që ajo të bëhet një aktore e famshme në serialin e njohur amerikan “Glee”.

Image
Lauren Potter

 

Isabelle Springmühl është një 21 vjeqare, e cila para dy vitesh krijoi linjën e saj të rrobave të dizajnuara veçanërisht për trupin e grave me sindromin Down. Ajo gjithashtu bëri histori si dizajnerja e parë e modës me sindromin Down.

Image
Isabelle Springmühl

Jamie Brewer është një 33 vjeçare, e cila në vitin 2015 u bë modelja e parë me sindromin Down në New York Fashion Week. Përpos aktrimit dhe modelimit, ajo gjithashtu ka qenë e rëndësishme në bindjen e ligjvënësve të Teksasit për të shfuqizuar fjalën “të vonuar” nga ligji shtetëror. Ajo vazhdon të mbrojë të drejtat e njerëzve që jetojnë me aftësi të kufizuara intelektuale.

Image
Jamie Brewer

 

Angela Bachiller është këshilltare e qytetit Valladolid në Spanjë, që nga viti 2013. Ajo është personi i parë me sindromin Down që mban zyrën publike në Spanjë dhe punon për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara intelektuale të kenë të njëjtat të drejta si bashkëatdhetarët e tyre. Në veçanti, ajo synon të ndryshojë ligjet që heqin të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për të votuar.

Image
Angela Bachiller

Secila prej këtyre rasteve të lartpërmendura, na bënë të kuptojmë se dëshira dhe motivi për të realizuar ëndrrat dhe qëllimet tona ndodhet mbrenda të gjithë neve, pavarësisht kufizimeve të cilat mund t’i kemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...