Si ta kaloni më së miri ditën nëse jeni të papunësuar - Bota Sot
Si ta kaloni më së miri ditën nëse jeni të papunësuar

Life style

Si ta kaloni më së miri ditën nëse jeni të papunësuar

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:36
Ilustrim

Aplikimi për punë është kyç, mirëpo plotësimi i disa qëllimeve për shëndetin fizik dhe mendor është shumë i rëndësishëm.

Për të ruajtur shëndetin mendor dhe nervat, përpiquni që t’i plotësoni edhe disa qëllime të vogla ditore.

Hulumtoni ofertat e reja afariste, kompanitë dhe dërgoni CV-në tuaj. Kështu nuk do të ndiheni të padobishëm, por mos harroni relaksimin.

Kohën të cilën e ndani për stërvitje dhe relaksim është shumë me rëndësi dhe këto janë vetëm disa nga gjërat me të cilat mund ta plotësoni ditën tuaj derisa jeni të papunësuar.

Stërvitni

Stërvitni së paku 30 minuta, sepse aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë të rrisni produktivitetin tuaj. Paraqituni për punë. Në këtë duhet të shpenzoni më shumë energji. Rrjetet shoqërore, tabelat e shpalljeve dhe kontaktet personale vetëm do të rrisin shanset tuaja që të gjeni punën e re.

Bëni pauza të vogla

Uluni pak, së paku 15 minuta, dhe pushoni. Shpërblejeni vetëm me një pauzë të shkurtër çdo herë kur bëni diçka të mirë për veten.

Vendosni vetes qëllime online

Sipas hulumtimeve më të reja, numri më i madh i ofertave për punë gjendet në rrjete. Vendosni vetes qëllimin i cili ka të bëjë me kontaktimin e numrit të caktuar të personave çdo ditë, mbase do të rrisni shanset që të gjeni punë.

Mësoni diçka të re

Teknologjia po ndryshon dhe po avancon, andaj është me rëndësi të mësoni dhe çdo ditë të zhvilloheni. Tregoni punëdhënësve të ardhshëm që jeni të interesuar që të zhvilloheni dhe të avanconi.

Shikoni sa keni arritur atë ditë

Bëni listën tuaj se çfarë duhet të bëni, ndërsa krahas kërkesës së punës, në atë listë le të gjenden edhe stërvitja, leximi i ndonjë libri dhe meditimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...