Ajo mendonte se ai e llastonte shumë të bijën. Por përgjigjen e babait nuk do ta harrojë asnjëherë

Life style

Ajo mendonte se ai e llastonte shumë të bijën. Por përgjigjen e babait nuk do ta harrojë asnjëherë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:32
Ilustrim

Një grua u ul në një stol në park, pranë një burri të cilin nuk e njihte.

“Ai është im bir”, tha ajo, duke treguar me gisht një vogëlush me pulovër të kuqe, që po luante tek rrëshkitësja.

“Djalë simpatik”, u përgjigj burri. “Ajo vajza atje me fustan të bardhë që nget bicikletën, është ime bijë”.

Më pas, duke i hedhur një vështrim të shpejtë orës, ai i thirri vogëlushes. “Mary, ndoshta është koha të shkojmë në shtëpi?”

“Edhe pesë minuta!” nisi të lutet vogëlushja. “Të lutem! Edhe pesë minuta!”

Burri pohoi me kokë, dhe Mary vazhdoi të luajë me bicikletën e saj. Pak minuta më vonë, ai u ngrit dhe iu afrua të bijës.

“Koha për të shkuar!”

“babi, të lutem edhe pesë minuta!”

Ai buzëqeshi dhe tha: “Ok”.

“Përse e lë të sillet ashtu?” pyeti e habitur gruaja. “Duhet të jesh më i rreptë, përndryshe ajo do të përfitojë”.

Burri psherëtiu dhe tha. “Vëllai më i madh i saj vdiq pesë vjet më parë pasi e shtypi një kamion, kur po shëtiste këtu me bicikletë. Nuk arrita asnjëherë të kaloj kohë sa duhet me tim bir, dhe tani do të jepja gjithcka, vetëm që të isha me të, qoftë edhe pesë minuta. I kam premtuar vetes që nuk do të bëj kurrë të njëjtin gabim me time bijë. Ajo mendon se po më merr pesë minuta më shumë për të luajtur me bicikletën e saj. Por e vërteta është se unë po i jap vetes time, pesë minuta më shumë, për ta parë që të luajë”. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat