Pronarët e qenve janë më të lumtur sesa ata të maceve - Bota Sot
Pronarët e qenve janë më të lumtur sesa ata të maceve

Life style

Pronarët e qenve janë më të lumtur sesa ata të maceve

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:44
Ilustrim

Njerëzit thonë se qeni është shoku më i ngushtë i njeriut dhe, sipas një anketimi të ri, ata njerëz e kanë me të drejtë.

Një anketim i kryer nga “GSS” ka zbuluar se 36% e pronarëve të qenve raportojnë se ndihen “shumë të lumtur”, krahasuar me vetëm 18% të pronarëve të maceve,.

Normalisht, posedimi i një qeni nuk është e vetmja gjë që kontribuon në nivelet e lumturisë të një personi.

P.sh., zbulimet e këtij anketimi, siç raportohet në “The Washington Post”, gjithashtu kanë zbuluar se pronarët e qenve janë më të prirë të jenë të martuar dhe t’i kenë shtëpitë e tyre, e që të dyja këto janë faktorë të njohur që kontribuojnë për një kënaqësi më të madhe në jetë.

Ky anketim i fundit është kryer mes muajve prill dhe nëntor të vitit të kaluar, por nuk është i vetmi studim që ka analizuar përfitimet e të poseduarit qen apo mace.

Një studim tjetër kishte zbuluar se pronarët e qenve ecin mesatarisht 1,400 kilometra në vit, gjë e cila jo vetëm se kontribuon që ata të kenë trup më në formë, por edhe nivele më të mira të shëndetit mendor dhe më pak stres.

Megjithatë, pronarët e maceve nuk duhet të hidhërohen.

Ndonëse macja mund t’ju injorojë dhe të mos ndihet e gëzuar kur ktheheni në shtëpi pas pune, hulumtimet e mëhershme kanë dëshmuar se njerëzit në përgjithësi përfitojnë kur mbajnë kafshë shtëpiake. Po pra, çfarëdo kafshe shtëpiake. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...