Meshkujt me mjekra kanë më shumë baktere sesa qentë - Bota Sot
Meshkujt me mjekra kanë më shumë baktere sesa qentë

Life style

Meshkujt me mjekra kanë më shumë baktere sesa qentë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 17:06
Ilustrim

Një studim i ri shkencor ka pohuar se meshkujt me mjekër bartin më shumë baktere sesa qentë.

Studimi, i cili është kryer nga profesori zviceran Andreas Gutzeit, është publikuar në revistën “European Radiology”.

Pas skanimeve me MRI, hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt me mjekra kishin pasur më shumë baktere sesa meshkujt e rruar apo qentë.

Sidoqoftë, jo gjithkush është bindur nga zbulimet e këtij studimi.

Në një intervistë për tabloidin britanik “The Daily Mail”, Keith Flett, themeluese e ‘Beard Liberation Front’, ka deklaruar se mjekrat vetvetiu nuk janë të papastra.

Vlen të ceket se edhe vite më parë kanë qarkulluar raporte të ndryshme të cilat kishin deklaruar se mjekrat madje mund të përmbajnë edhe materie fekale, por që me kohën ishin dëshmuar si fakte të pabaza. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...