Ç’duhet të dimë për gjoksin e varur dhe si të shpëtojmë prej tij! - Bota Sot
Ç’duhet të dimë për gjoksin e varur dhe si të shpëtojmë prej tij!

Life style

Ç’duhet të dimë për gjoksin e varur dhe si të shpëtojmë prej tij!

Më: 25 prill 2019 Në ora: 09:02
Ilustrim

“Nëse doni që gjoksi juaj të mos përfundoj tek gjunjët sapo të hynë në të 30-at, vishni gjithnjë jelekë. Edhe kur flini!”- kështu u shpreh Halle Berry gjatë një interviste, por ylli i filmave edhe mund të jetë e keqinformuar

Pas të 40-ve gjoksi nuk është si më parë, por nuk përjashtohen rastet e një gjoksi që varet edhe më herët.

Stili i jetesës, aktiviteti fizik dhe shumë arsye të tjera bëhen shkak për ndryshimin e gjoksit tuaj.

Gjithsesi, gratë historikisht kanë besuar në mite që s’janë të vërteta, njësoj siç është kjo e veshjes së jelekëve në mënyrë të përhershme.

Mite të tjera?!

Ushtrimet fizike do t’ju rikthejnë gjoksin që kishit
Asnjë ushtrim në botë s’mund ta ndalojë plotësisht rënien e gjoksit- pasi gjoksi nuk është muskul dhe s’ka se si të tonifikohet. Gjithsesi, ushtrimet e kraharorit janë një zgjedhje e mirë.

Gjidhënia shkakton varjen e gjoksit!
Totalisht e gabuar. Shkaku i vërtetë është shtatzënia!

Si ta parandalojmë një gjoks të varur?!

1. Qëndroni të hidratuara: Një trup i dehidratuar është si të thuash një trup pa jetë; lëkura do të preket nga plakja e parakohshme, gjë që shkakton edhe një gjoks të varur.

2. Konsumoni ushqime të shëndetshme, të pasura në vitamina, proteina, minerale etj. Bëni pjesë të dietës suaj me patjetër: domaten, qepën, brokolin dhe shegën.

3. Përpiquni të hiqni dorë nga duhanpirja apo rrezet e këqija të diellit! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...