Këshillë nga Bill Gates: Aftësia që duhet ta përvetësoni nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm - Bota Sot
Këshillë nga Bill Gates: Aftësia që duhet ta përvetësoni nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm

Life style

Këshillë nga Bill Gates: Aftësia që duhet ta përvetësoni nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:18
Bill Gates

Gjithmonë duhet t’i keni në konsideratë këshillat nga themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates – të paktën nëse veç jeni duke menduar se çfarë duhet të bëni me karrierën tuaj.

Bill Gates ka punuar me shpikës të ndryshëm, liderë të industrive të ndryshme, ka lexuar shumë libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon shumë projekte për t’i avancuar komunitetet.

Bazuar në informacionet që i ka mbledhur me vite të tëra, ai sugjeron se njerëzit duhet ta mësojnë një aftësi shumë të rëndësishme. Kjo aftësi është përqendrimi.

Të paktën kështu ka thënë gjatë një interviste me ekspertin e suksesit Richard St. John, i cili i kishte intervistuar mbi 1,000 njerëz të suksesshëm si Bill Gates, Richard Branson dhe Martha Steward.

Përqendrimi duket se është sekreti më i madh i suksesit të të rinjve. Ku jeni të ri, është në rregull të eksperimentoni me pak gjëra, por pastaj është një kohë ku thjesht duhet ta zgjedhni vetëm një gjë dhe ajo patjetër duhet të jetë diçka për të cilën keni pasion.

Bill Gates thotë se përqendrimi është një aftësi e cila ju mundëson t’i kushtoni vëmendje vetëm nj gjëje për një kohë shumë të gjatë.

Përqendrimi është trajtë e cila i bën njerëzit ta arrijnë atë çfarë duan dhe ata e arrijnë atë çfarë duan duke i kushtuar vëmendje vetëm një gjëje për shumë gjatë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...