5 gjërat që femrat nuk duhet të kenë frikë t’i bëjnë në shtrat - Bota Sot
5 gjërat që femrat nuk duhet të kenë frikë t’i bëjnë në shtrat

Life style

5 gjërat që femrat nuk duhet të kenë frikë t’i bëjnë në shtrat

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Kur vjen puna tek seksi, femrat përballen me pasiguri të shumta, që shumicën e rasteve shkaktohen nga presioni i shoqërisë dhe tabutë pa kuptim. Diçka e tillë bën që ato të mos jenë të lirshme në shtrat, por nëse nuk keni besim në vete atëherë çfarë?!

Më poshtë janë të listuara disa prej gjërave që s’duhet të keni frikë t’i bëni gjatë aktit dhe të mos mendoheni dy herë për të qenë vetvetja!

Qeshni

Mos u frustroni nga incidentet e shtratit. Në vend që të mendoni se ç’ka ai në trurin e tij, tregoni siguri dhe stamponi një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Thuaje me zë të lartë kur diçka nuk shkon

Një nga arsyet më të shpeshte pse gratë shtiren sikur po përjetojnë orgazmën, është seksi i keq. Ti nuk je e detyruar të bësh gjëra që s’të pëlqejnë. Nëse partneri yt s’e ka kuptuar akoma, atëherë thuaja.

Kërkoje atë që do

Jemi mësuar që nuk është e këndshme të flasësh me zë të lartë për atë që të bën të ndihesh mirë gjatë seksit,por s’ka ndonjë mënyrë tjetër që partneri ta kuptojë si duhet të të prekë. Pse duhet të lexojë mendjen tënde kur ti mund të jesh e drejtpërdrejtë?

Thuaj ‘JO’!

Është ok të thuash “jo” nëse ti e ndjen që është një “jo”.

Kërko për më shumë

Ti nuk je aty për të plotësuar dëshirat e tij. Nëse do më shumë, kërkoje dhe mos u ndjej keq për asnjë çast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...