“Të shkuarit në palestër është shenjë e të qenurit gay” - Bota Sot
“Të shkuarit në palestër është shenjë e të qenurit gay”

Life style

“Të shkuarit në palestër është shenjë e të qenurit gay”

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Një gazetë në Malajzi ka publikuar një listë me indikacionet e të qenurit homoseksual. Aty përfshihen gjëra si p.sh. anëtarët e palestrave ose persona të cilët mbajnë mjekra, kanë mundësi më të mëdha që të jenë gay, raporton RT.

Një listë, e cila “ndihmon” në gjetjen e anëtarëve të komunitetit LGBT është publikuar në gazetën ditore të Malajzisë, Sinar Harian, dhe bashkangjitur me këtë listë, gjenden edhe një shkrim islamik nga kleriku i vendit Hanafiah Malik, i cili ngrit shqetësimin për rritjen e homoseksualitetit.

“(Ata) shkojnë në palestër jo për të ushtruar, por për t’i tërhequr të tjerët” thuhet në njërën nga pikat e kësaj liste, duke shtuar se meshkujt gay kanë tendencë që ta rrisin mjekrën.

Homoseksualiteti është ilegal në Malajzi, vend ky i cili ka shumicë myslimane, dhe sipas ligjeve të saja, një person gay mund të dënohet me 20 vite burg.

Personat LGBT, liberalët dhe myslimanët Shia, zakonisht shihen si kërcënim, nga shumica konservatore e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...