Ndërrojeni shoqërinë nëse ata nuk flasin për biznes, pasuri dhe mundësi të reja

Life style

Ndërrojeni shoqërinë nëse ata nuk flasin për biznes, pasuri dhe mundësi të reja

Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Siç edhe e dimë, shkenca veçse e ka konfirmuar se njerëzit absorbojnë energji nga tjerët.

Shoqëria na përmirëson jetën tonë. Megjithatë, njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm se kë e zgjedh në shoqëri, sepse miqtë mund t’jua përcaktojnë aftësitë e mendimit.

Miqtë e këqij mund t’jua bëjnë jetën më të mjerë, ndërkaq miqtë e mirë mund t’ju ri-formësojnë dhe t’jua përmirësojnë jetën.

Lidhjet personale janë po ashtu shumë të rëndësishme. Bill Gates në blog-un e tij kishte treguar se si Warren Buffett e kishte ndihmuar ta definonte suksesin nga fuqia e lidhjeve personale të njeriut.

Që të dy janë miq me dekada të tëra tani dhe Gates një pjesë të madhe të suksesit ia atribuon miqësisë që e ka me Warren Buffet.

Një hulumtim thotë se ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët e kaloni shumicën e kohës.

Në kohën moderne, është në rregull të flisni për mungesën e parave apo për rrethanat e borxheve, por njerëzit në përgjithësi nuk flasin për financat e tyre dhe, pas së gjithash, përse duhet ta bëjnë këtë?

Nëse dikush lavdërohet për veturën e re Mercedes Benz, me siguri ju duket sikurse t’i zvarritni thonjtë në dërrasën e zezë.

70% e milionerëve sot janë milionerë të gjeneratës së parë, pra nuk i kanë trashëguar paratë, por kanë punuar për të arritur ku janë.

Nevojitet shumë guxim për të fituar para – guxim për të rrezikuar dhe guxim për ndërmarrësi.

Le t’ju japim një shembull më të thjeshtë. Nëse e rrethoni veten me miq që vazhdimisht flasin për vetura, automatikisht do të filloni t’i pëlqeni veturat dhe do të dëshironit që veturën e vjetër ta zëvendësonit me një të re.

Nëse miqtë tuaj vazhdimisht flasin për patundshmëri, atëherë ju do të josheni për të blerë/shitur tokë apo pronë.

Çdo njeri dëshiron të jetë i suksesshëm. Paraja e bën njeriun edhe të lumtur.

Arsyeja se përse duhet ta rrethoni veten me njerëz që flasin për biznes e para është që ta ndryshoni mënyrën e të menduarit për mundësi më të mira biznesi

Siç edhe thonë: “Uluni me fituesit, biseda është ndryshe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat