Puna e ëndrrave: Merrni rrogë për të jetuar në ishullin grek që të kujdeseni për 55 mace

Life style

Puna e ëndrrave: Merrni rrogë për të jetuar në ishullin grek që të kujdeseni për 55 mace

Më: 31 maj 2019 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Nëse jeni adhurues i maceve, atëherë kjo padyshim se është puna juaj e ëndrrave.

Megjithatë, le të mendojmë më logjikisht për një sekondë.

Ju mund ta keni një, dy apo tri mace në shtëpi dhe nuk e mohon askush se janë të mahnitshme.

Janë të lezetshme, pa brenga, fotogjenike dhe thjesht ju kënaqin.

Por, kjo krejt derisa të kërcejnë në krevatin tuaj kur ju dëshironi të flini sepse nuk keni bërë asgjë tjetër pos keni lëvizur pak.

Sidoqoftë, një shtëpi për shpëtimin e maceve në Syros – e cila kujdeset për 55 mace të humbura – është duke kërkuar për dikë që kujdeset për strehimoren.

Dhe, reklama e tyre ka nxitur që dhjetëra mijëra njerëz të komentojnë duke thënë se kjo është puna e ëndrrave.

Pozita e punës në “God’s Little People Cat Rescue” ofron një pagë prej rreth 400 eurove për gjysmë orari, ndërkaq të gjitha shpenzimet janë të mbuluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat