Si t’i bëni flokët kaçurrela për 15 minuta

Life style

Si t’i bëni flokët kaçurrela për 15 minuta

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:45
Kaçurrele

Flokët e çrregullt janë një trend për stinën pranverë-verë. Onde, kaçurrela, rricat janë disa forma që ju duhet t’i bëni në këtë stinë për të qenë më ‘in’.

Por për flokët e drejtë, formimi i ondeve dhe kaçurrelave është problem, pasi ti duhet të përdorësh mashë, e cila shkakton djegien e majave dhe hollimin e flokëve.

Ja se si të krijoni kaçurrela në mënyrë natyrale.

Pasi të lani flokët, krihini ato të lagura dhe lyejini me xhel ose krem për stilim flokësh duke i masazhuar me dorë.

Futini flokët në një peshqir të thatë dhe lini për 15 minuta.

Pasi të hiqni ato nga peshqiri do shikoni se sa natyralë dhe të shëndetshëm janë kaçurrelat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat