Ne duhet të punojmë vetëm një ditë në javë - Bota Sot
Ne duhet të punojmë vetëm një ditë në javë

Life style

Ne duhet të punojmë vetëm një ditë në javë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:06
Ilustrim

Të punosh vetëm një ditë në javë, ju siguron të gjitha benefitet e shëndetit mental dhe fizik, sikurse të punosh në kohë të plotë.

Hulumtuesit e Universitetin Cambridge gjatë një studimi, kanë gjetur evidenca, se të punosh vetëm një ditë në javë ka të njëjtat benefite sikurse të punosh me orar të plotë javor.

Për të realizuar këtë studim ata kanë përdorur informacione të 70.000 personave në Britaninë e Madhe. Ekipi hulumtues ka kontrolluar të gjitha karakteristikat e këtyre pjesëmarrësve duke përfshirë: moshën, fëmijët, aktivitetet dhe problemet shëndetësore. Ata nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim në mes të njerëzve që punojnë vetëm një ditë në javë dhe atyre që punojnë me orar të rregullt. Sipas hulumtuesve kjo është hera e parë që është bërë një studim, i cili përcakton numrin e orëve të punës, që ndikon në mirëqenien fizike dhe psikike.

“Në dekadat e ardhshme, njerëzit do të arrijnë të krijojnë inteligjencë artificiale dhe të punësuarit do të zëvendësohen nga robotët” tha Dr. Daiga Kamerade, autore e këtij studimi. “Kjo tregon se më kohë, numri i orëve të punës për njerëzit do të zvogëlohet”, shtoi ajo.

Ekipi hulumtues gjithashtu theksoi se janë të vetëdijshëm se papunësia është e dëmshme për shëndetin tonë mental dhe se të punosh ka benefite të mëdha. Mirëpo të punosh në vende të pasigurta, me orë të gjata të punës dhe kushte të këqija është po aq e dëmshme sa të jesh i papunë.

Këto gjetje janë publikuar në revistën Social Science and Medicine.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...