Nëse nuk jeni të lumtur me jetën tuaj, ndryshojeni – është përgjegjësia juaj për ta bërë këtë

Life style

Nëse nuk jeni të lumtur me jetën tuaj, ndryshojeni – është përgjegjësia juaj për ta bërë këtë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:39
Ilustrim

Shumë shpesh biem në kurthin e rutinës dhe mendojmë se është e pamundur të dalim nga ajo.

Ne i pranojmë dhe ndihemi të mjaftuar me gjërat që ne mendojmë se janë të duhura dhe të sigurta.

Ne frikësohemi nga ndryshimi sepse kemi frikë ta bëjmë hapin e besimit drejt të panjohurës.

Andaj edhe qëndrojmë ashtu si jemi. Jemi aq të tmerruar nga ideja e të lënit gjithçka prapa dhe për të filluar diçka të freskët saqë e sakrifikojmë lumturinë tonë për ndjenjën e sigurisë. Ne qëndrojmë edhe atëherë kur duhet të vazhdojmë.

Nëse nuk jeni të lumtur me atë se ku jeni në jetën tuaj – lëvizni! Ju nuk jeni pemë!

Nëse nuk jeni të lumtur me punën që e keni, lëreni atë! Nëse puna po ju lodhë mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht, ose nëse po ndiheni se nuk keni hapësirë për t’u zhvilluar dhe për të mësuar gjëra të reja, atëherë hiqni dorë dhe gjejeni një punë tjetër që ju bën më të lumtur. Nuk jeni shumë të moshuar për ta bërë këtë. Lumturia është më e rëndësishme sesa të qëndroni në një punë ku ndiheni se jeni në mizeri vetëm se i mendoni faturat që duhet t’i paguani.

Nëse nuk jeni të lumtur në rrethin e miqve që i keni – dilni nga aty! Nëse mendoni se miqtë nuk janë duke ndikuar pozitivisht te ju dhe po jua thithin energjinë, atëherë largohuni nga ai rreth shoqëror. Ju e keni përgjegjësinë për ta bërë këtë dhe ta mbroni veten nga ndikimet toksike përreth jush.

Nëse nuk jeni të lumtur me lidhjen romantike – jepni fund! Partneri nuk është personi i fundit në Tokë me të cilin mund ta keni një lidhje romantike. Një lidhje e vërtetë është ajo që ju ndryshon në thelb dhe ju ndihmon të bëheni versioni më i mirë i vetes tuaj. Nëse partneri vetëm ju pikëllon dhe sjell toksitet në jetën tuaj, atëherë lëreni atë.

Dhe, nëse nuk jeni të lumtur me atë se si e shihni jetën – ndryshojeni perspektivën! Mos u stresoni për gjërat që nuk mund t’i ndryshoni. Ju mund ta ndryshoni vetëm veten dhe mënyrën se si i shihni gjërat. Jeta është e bukur nëse e shihni si të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat