Ushtrimi plank: Sa gjatë duhet të qëndroni për t’i gëzuar përfitimet - Bota Sot
Ushtrimi plank: Sa gjatë duhet të qëndroni për t’i gëzuar përfitimet

Life style

Ushtrimi plank: Sa gjatë duhet të qëndroni për t’i gëzuar përfitimet

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Të gjithë dëgjoni me vëmendje: numri magjik se sa duhet të qëndroni në pozitën plank varet nga ajo se çfarë dëshironi nga ushtrimi juaj!

Mos u zhgënjeni nga kjo përgjigje, sepse tani do t’ju tregojmë më hollësisht.

Sipas ekspertëve, koha sa gjatë qëndroni dallon në këto tri mënyra:

Sfida me ushtrimin plank

Kë e keni konkurrencë? Me siguri veten tuaj, prandaj kjo është një mundësi ku në pozitën plank mund të qëndroni sado gjatë që mund të rrini.

Nëse për qëllim keni ta sfidoni veten, sigurohuni ta monitoroni progresin çdo javë – nëse rrini vetëm 1 sekondë më gjatë pas një jave, atëherë keni shënuar progres.

Plank-u si pjesë e ngrohjes së muskujve

Bërja e plank-ut për t’i zgjatur muskujt e barkut para një stërvitjeje është ide e mirë. Sidoqoftë, nëse e bëni plank-un vetëm si ushtrim për ngrohje të muskujve, atëherë nuk duhet të qëndroni shumë gjatë në atë pozitë pasi që ju nevojitet energjia për ushtrimet e mëvonshme.

Në raste të tilla, në pozitën plank duhet të qëndroni 10-30 sekonda nga 3 seri.

Plank-u si pjesë e rutinës ushtrimore

Nuk keni nevojë të pritni për “ditën e muskujve të barkut” që ta inkorporoni ushtrimin plank në regjimin tuaj ushtrimor. Plank-u statik, por edhe variacionet më dinamike, i përshtaten në mënyrë të përsosur një rutine stërvitore e cila përfshin të gjithë trupin.

Edhe në këso raste duhet të qëndroni më gjatë në pozitën plank, por jo aq shumë sa në mënyrën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...