Aktiviteti i tepërt fizik ndikon negativisht në marrëdhëniet seksuale

Life style

Aktiviteti i tepërt fizik ndikon negativisht në marrëdhëniet seksuale

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:00
Ilustrim

Vera është sezoni i duhur për stërvitje të zgjatura dhe të shpeshta, siç është edhe tundimi për të përdorur substanca dopingu për të përmirësuar performancën fizike dhe performancën sportive. Nëse aktiviteti fizik është shumë intensiv mund të paguani pasojat e një shëndeti seksual jo të mirë tek meshkujt.

Mjekët e vënë theksin në mënyrë të veçantë tek bodybuilding, por edhe atletika, hipja në kalë dhe çiklizmi, sporte këto që praktikohen edhe në një nivel profesional dhe amator.

Mos e teproni

Nëse, nga njëra anë, shpjegojnë ekspertët, “aktiviteti fizik duhet të praktikohet sepse stërvitja fizike e mirë përmirëson shëndetin seksual”, por nga ana tjetër, kini kujdes që të mos e teproni. Mjafton të shikoni të dhënat për mosfunksionimin e ereksionit: një çrregullim që në botë prek 100 milion burra dhe ky numër mund të rritet me moshën. “Pas moshës 50 vjeçare – shpjegojnë urologët – pothuajse 50% e meshkujve vuajnë prej këtij probleme dhe ndër shkaqet janë ushtrimet e tepruara fizike, disa sporte të tilla si çiklizmi dhe kalërimi dhe përdorimi i substancave të dopingut”.

Të rinjtë gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm

“Tek burrat – përfundojnë urologët – përdorimi i biçikletës shkakton një ngjeshje të zonës perineale që shkakton mungesë të furnizimit me gjak dhe rrjedhimisht humbjen e elasticitetit. Një ushtrim i zgjatur që tejkalon 100 kilometra me biçikletë në javë gjithashtu mund të ndikojë.

Nuk ka rëndësi nëse jeni të rinj apo të moshuar, pasi askush nuk mund ta marrë veten nga ky dëmtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat