Çka na ndodhë kur biem në dashuri? - Bota Sot
Çka na ndodhë kur biem në dashuri?

Life style

Çka na ndodhë kur biem në dashuri?

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 19:57
Foto

Këndojmë për të, shkruajmë për të dhe shikojmë filma për të, por kur mendoni për të, rënia në dashuri ju duket gjë e çmendur dhe ndoshta e çuditshme.

Dashuria na bën të ndjejmë dhe bëjmë gjëra që zakonisht nuk do t’i bënim pavarësisht rrethanave,

Fillimisht, dashuria ndikon fizikisht në hormonet dhe trurin tonë. Në fakt, shkencëtarët kanë treguar se dashuria ndikon në tru njësoj sikurse varësia nga kokaina.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur ne biem në dashuri:

Hormonet ju çrregullohen

Kur bini në dashuri, mollëzat ju skuqen, zemra rrah më shpejt, pëllëmbët djersiten dhe koka ju rrotullohet. Krejt kjo falë rritjes së kimikaleve dhe hormoneve që e pushtojnë trurin dhe trupin kur bini në dashuri.

Kjo jua jep ndjenjën e euforisë dhe nuk ka gjë që mund të ndryshoni – dashuria edhe fizikisht ju çmend!

Zgjoheni nga gjumi dhe shkoni të flini duke e menduar dikë

Nga momenti që zgjoheni në mëngjes e deri në momentin që shkoni për të fjetur, personi që e dashuroni ju qëndron në mendje.

Bëni gjëra të turpshme

Dashuria ju bën të bëni gjëra të turpshme sepse kur bini në dashuri me dikë, ju do të bëni çdo gjë për ta bërë atë të lumtur, pavarësisht se çfarë mendojnë tjerët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...