Eksperimenti i moshës - Bota Sot
Eksperimenti i moshës

Life style

Eksperimenti i moshës

Nga: Gëzim Muçolli Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:42
Ilustrim

Dita dje ishte interesante. Ishin bërë njerëzit si fëmija dhe luanin me telefona me pa veten se si do të duken kur do të bëhen pleq.

Populli shqiptar i Facebook- përgjithësisht jetën duket se e merr hajgare. I beson gjithçkahit e nuk i beson vetvetes.

Shumë veta dje postuan me vetëdëshirë fotografitë e veta me pamje se si do të duken pas disa vitesh kur të jenë plakur. Një aplikacion rus i quajtur Face upp i bëri të luajnë me magjinë e ndryshimit të moshës.

Hajgare se jo mahi!

Tashmë Fb posedon të gjitha fotot që i postojmë dhe përdor sistemin e “njohjes faciale” të ngjashëm me atë të policisë.

Dje ata që ndërruan moshë duke luajtur me aplikacionin rus e kryen një eksperiment rus. Krejt vullnetarisht. Të sigurtë që nuk ka ndonjë virus që futet në llogarinë e tyre.

Unë vetë nuk u plaka për një ditë. Kam kohë dhe durim ta pres pleqërinë tuaj duke dëshiruar që vet të ngelem sa më i ri.

Me aplikacionin tim :  kadaldalë ju vjen pleqnia!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...