Vendet më të ndotura në shtëpitë tona - Bota Sot
Vendet më të ndotura në shtëpitë tona

Life style

Vendet më të ndotura në shtëpitë tona

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Nëse keni pyetur ndonjëherë cilat janë gjërat më të ndotura në shtëpi, për shumë prej nesh përgjigjja është WC, por gabojmë sepse në të vërtetë shumë më të “rrezikshme” janë sipërfaqet e tjera të shtëpisë.

Dhe kur flasim për vende të ndotura nuk duhet të shkojmë drejt e në banjë por të ndalemi njëherë në kuzhinë!

“Sipërfaqet në të cilat gatuhet ushqimi, siç janë dërrasa për prerje mund të kenë më shumë baktere se kudo”, thotë shkencëtarja Karen Holiman.

Dhe nuk është çështja vetëm ajo se çfarë duhet rregullisht të pastrojmë, por edhe ajo që e thithim me frymëmarrje. “Pluhuri shtëpiak gjithashtu mund të jetë “shkak për brengosje”, sepse mund të përmbajë alergjenë, polen, tenja, baktere”.

Pluhurin të cilin më së shumti e thithim, grumbullohet sidomos në jastëkë, dyshekë por edhe në perde, prandaj këto gjëra duhet pastruar sa më shpesh. Hulumtimi i organizatës globale për shëndetësi dhe siguri NSF International e konfirmon këtë.

Shkencëtarët kanë testuar 300 sipërfaqe në 22 shtëpi në mënyrë që të matin lagështinë, mykun, salmonelën, esheria coli dhe bakteret stafilokokë.

Këto janë dhjetë gjëra apo sipërfaqe të cilat kanë pasur më së shumti baktere (të radhitura nga gjërat më të ndotura deri te ato më pak të ndotura):

• Sfungjeri dhe leckat për larje të enëve

• Makina për larjen e enëve

• Doreza e furçës së dhëmbëve

• Enët për ushqimin e kafshëve shtëpiakë

• Aparatet e kafes

• WC e bide

• Lodrat e kafshëve shtëpiake

• Sipërfaqet në kuzhinë si bango, suprina e bufesë, prerësja e zarzavateve.

• Sustat për aktivizimin e furrës

• Dërrasa për prerje të ushqimit

Si mund të pengojmë grumbullimin e baktereve?

Pastrimi i rregullt është me siguri hapi i parë. “Larja e shpeshtë dhe fshirja e duarve, si edhe pastrimi i rregullt i sipërfaqeve në të cilat përgatitet ushqimi ndihmojnë në kontrollimin e sasisë së baktereve në shtëpi”, thotë Haliman.

Gjithashtu, thithja e rregullt, por edhe investimi në pastruesit e ajrit, posaçërisht nëse jeni alergjikë ndaj pluhurit, gjithashtu mund të ndihmojë. Natyrisht, është e qartë që sado që të angazhoheni, shtëpia nuk mund të jetë sterile dhe gjithmonë ka pak pluhur dhe baktere, por gjithsesi rekomandohet pastrimi i rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...