Drita e telefonave të mençur mund ta shkaktojë plakjen e parakohshme

Life style

Drita e telefonave të mençur mund ta shkaktojë plakjen e parakohshme

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:28
Ilustrim

E mbani mend kur keni qenë në shkollë dhe e keni dëgjuar mësuesen e fizikës të flet për karakteristikat e ndryshme të dritës?

Epo, as ne faktikisht nuk e mbajmë mend.

Por, fatmirësisht ka plot njerëz që tërë jetën ia dedikojnë shkencës.

Këta njerëz e kanë zbuluar se si drita nga ekranet e telefonave të mençur mund të ndikojnë në jetën tonë dhe zbulimin e tyre e kanë ndarë me ne.

Sipas këtyre ekspertëve, drita që lirohet nga telefonat e mençur mund të na bëjë të plakemi para kohe.

Ata thonë se edhe ekspozimi afatshkurtër në këtë dritë shkakton mos balancime të ndryshme.

Në këtë rast, mungesa e balancimit shkakton stres oksidativ, që nënkupton se qeliza dëmtohet për shkak të oksidimit.

Dhe, ka plot letra shkencore që e tregojnë lidhjen mes këtij procesi dhe plakjes.

Por, para se të vendosni ta hidhni telefonin nga dritarja, duhet at kuptoni se ende ka spekulime sa i përket vlefshmërisë së këtij zbulimi.

Kjo çështje nuk është studiuar në tërësi ende dhe efektet afatgjate të dritës së pajisjeve elektronike ende janë të panjohura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat