Ajo çka na duhet në mëngjes është një filxhan kafe. Mirëpo edhe një maskë me të nuk do ishte keq.
Ka gati 10 vite që kafeja po përdoret gjithnjë e më shumë në fushën e kozmetikës, për shkak të efekteve fantastike që ka mbi lëkurë. Mbi të gjitha, ajo është e përshtatshme për çdo tip lëkure.
Sy të fryrë? Maskë me kafe. Strija? Maskë me kafe. Njolla të zeza? Maskë me kafe. Lëkurë e thatë? Kafe. Akne? Kafe, kafe, kafe….
Ja konkretisht një maskë me kafe për ty:
½ filxhan kafe me kokrra kafeje
½ filxhan me kakao pluhur
1 filxhan kafe me qumësht (i bajames do ishte më mirë)
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
Në një enë bashkoni kokrrat e kafesë me kakaon dhe i shtypni mirë.
Shtoni qumështin dhe i përzieni derisa të krijoni një maskë.
Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
I përzieni dhe aplikojeni në fytyrë.
E lini të thahet dhe pas 20 minutash e shpëlani me ujë të bollshëm.
Çfarë përfitimesh do të merrni nga kjo maskë?
Kokrrat e kafesë do të reduktojnë inflamacionin, skuqjen dhe qeset e zeza poshtë syve.
Kjo maskë shërben gjithashtu si një scrub i shkëlqyer që largon qelizat e vdekura dhe i jep fytyrës suaj shkëlqim.
Kakao pluhur është e pasur me antioksidantë që ju mbrojnë nga radikalet e lira. Qumështi e zbut lëkurën dhe aminoacidet e mbajnë lëkurën e hidratuar.
Limoni falë vitaminës C i jep lëkurës shkëlqim, dritë dhe e tendos. Ai neutralizon edhe nivelin e yndyrës në lëkurë.