E pabesueshme, vajza 6-vjeçare blen shtëpi 8 milionë dollarë nga fitimet e “Youtube”

Life style

E pabesueshme, vajza 6-vjeçare blen shtëpi 8 milionë dollarë nga fitimet e “Youtube”

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:47
Foto

Gjashtë vjeçarja nga Seuli e cila në fillim të 2019-s bleu një qiellgërvishtëse prej 8 milionë dollarësh në lagjen e pasur të Gangnam në kanalin e saj të Youtube, numëron mbi 31 milionë ndjekës dhe për të menaxhuar suksesin e madh online, nga prindërit e saj është ngritur një shoqëri me emrin ‘Boram Family company’, përmes së cilës është blerë edhe pasuria e patundshme.

Boram, përcjell Cnn, ka dy kanale YouTube: njëri, i hapur në 2016 me 13,6 milionë të nënshkruar dhe një tjetër me 17,6 milionë ndjekës ku hedh video për  fansat e saj të vegjël.

Në një ndër videot e saj më popullore, me mbi 376 milionë klikime, Boram realizon spageti të çastit me një kuzhinë lodër plastike e më pas i ha me entuziazëm.

Në këtë mënyrë, kur është vetëm 6 vjeç, mund t’i lejojë vetes investime imobiliare, të cilat as ‘gurutë’ e internetit nuk mund t’i ëndërrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat