5 fakte që nuk i dinit rreth Jimmy Cho

Life style

5 fakte që nuk i dinit rreth Jimmy Cho

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:11
Jimmy Cho

Për të gjitha ata që e duan modën, emri i Jimmy Choo të sjell ndërmend cilësinë, luksin, elegancën dhe prestigjin. Suksesi i cili e ktheu atë në markën më të dashur për gratë, është vetë mjeshtri nga Malajzia Datuk Jimmy Choo Yeang Keat, i cili përsosi stilin e këpucës dhe sandales si aksesor, duke e dhuruar një pamje feminile.

Në gjurmët e të atit

E startoi markën e tij në Londër në vitet 1980, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, i cili ishte gjithashtu një këpucar i njohur. Choo përsosi më tej aftësitë e tij që kur ishte vetëm 11 vjeç duke dizajnuar modelet e para, të cilat u bërë referencë për të ardhmen.

Feng Shui

Jimmy Choo besonte në filozofinë Feng Shiu, madje kishte një mjeshtër nga Malajzia, i cili i dha këshillat e duhura para hapjes së dyqanit të tij të parë në Londër, duke siguruar që kasa të ishte te dera, një arsye që paratë nuk do të dilnin jashtë nga dyqani.

 Klientët VIP

Klientët VIP ishin kyçi i suksesit. Princeshës Diana, Choo i dërgontë rregullisht modelet e reja në pallatin Kensington që ti provonte dhe më pas t’i vishte në evente. Sandalet e tij elegante u bënë të dashura për Madonën, Jennifer Aniston, Kendall Jenner.

Taka e famshme

Ajo që e bën të unik mjeshtrin e këpucëve, është fakti se ai përsosi takën e këpucëve stileto, e cila konsiderohet një evolucion në botën e modës. Në vitin 2014, Choo dizajnoi 6 palë këpucë me materiale nga Fukushima, pambuku Aizu dhe mëndafshi Kawamata.

E ardhmja e Choo

Pasi shiti markën e njohur, edhe pse këpucët mbajnë emrin e tij, ato dizajnohen nga e mbesa Sandra Choi, e cila punon për Michael Kors Holding, e cila e bleu kompaninë për 1,59 miliardë USD. Mjeshtri i malajzez krijon vetëm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat