Pse njerëzit skuqen kur konsumojnë alkool - Bota Sot
Pse njerëzit skuqen kur konsumojnë alkool

Life style

Pse njerëzit skuqen kur konsumojnë alkool

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

A e keni vërejtur se shumë njerëz skuqen në fytyrë kur konsumojnë sasi të mëdha të alkoolit?

Dhe për shumicën kjo nuk ka të bëjë me turpin apo temperaturat e larta.

Kjo është një gjendje e cila njihet si reaksioni i skuqjes ndaj alkoolit.

Në nivel mjekësor, alkooli nuk është i dobishëm për askënd.

Ka dëshmi që sugjerojnë se një gotë verë e kuqe në mbrëmje është pozitive, një gotë birrë pas ushtrimeve ia vlen dhe se pak uiski ndihmon në trajtimin e ftohjes.

Por, secili ekspert në botë është kundër konsumimit të madh të alkoolit.

Shkencëtarët thonë se efektet anësore përfshijnë skuqjen e lëkurës, marramendje, dhimbje të kokës dhe rrahje të shpejtë të zemrës.

Shkaktari i skuqjes së fytyrës është diçka që quhet acetaldehid. Është toksik dhe kanserogjen.

Kur konsumojmë alkool, mëlçia i shndërron përbërësit në acetat, i cili është shumë më i sigurt.

Ata që vuajnë nga skuqja e lëkurës si pasojë e konsumimit të alkoolit kanë trupa të cilët e kryejnë shumë më ngadalë atë konvertim.

Tek ata persona, acetaldehidi qëndron më gjatë në trup dhe kështu janë më të rrezikuar nga efektet e dëmshme të alkoolit.

Për momentin ky reaksion nuk ka ndonjë ilaç shërues dhe besohet se 1/3 e njerëzve vuajnë nga ky problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...