Horoskopi javor për periudhën nga 02 – 09 shtator - Bota Sot
Horoskopi javor për periudhën nga 02 – 09 shtator

Life style

Horoskopi javor për periudhën nga 02 – 09 shtator

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 06:49
Horoskopi

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Mundësi të reja tashmë ngakjo javë mund të fillojnë të hapen para jush dhe me siguri do t’ju çojnë në një drejtim shumë serioz. Do të merrni përkrahje dhe nxitje më të mëdha nga eprorët.

Shëndeti: Kryesisht, probleme të vogla shëndetësore.

Dashuria: Ekziston shansi që të hasni në personin e duhur, mirëpo vetëm koha do ta japë vlerësimin e vet se kush vlen e kush jo. Ata të cilët janë të zënë nuk do t’i kenë punët as mirë as keq. Disa çifte do t’i keni marrëdhëniet super të mira, sepse do të arrijnë të përshtaten dhe me forcat e përbashkëta të vazhdojnë përpara, mirëpo do të ketë edhe çifte të tilla të cilat thjesht do të kërkojnë çdo rast që të grinden…

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Nuk jeni edhe aq të kënaqur me situatën aktuale dhe me raportet e të tjerëve ndaj jush, mirëpo keni marrë qëndrim që puna është në rend të parë dhe i përmbaheni atij qëndrimi. Për çdo rast, një situatë e volitshme gjatë kësaj periudhe do të jetë në anën tuaj – apo në punë çdo gjë do të zhvillohet më qetë se zakonisht, apo ju nuk do të lejoni që situata t’ju ngarkojë.

Shëndeti: Kujdes të mos e ngarkoni stomakun. Është e mundshme alergjia.

Dashuria: Përnjëherë mjaft persona do të jenë të interesuar që të kënaqen në shoqërinë tuaj – do të jeni në qendër të ngjarjeve dhe është e sigurt që në njëfarë mënyre do të kënaqeni shumë. Aventura të vogla janë të mundshme, madje është mundshme që njëra nga këto ngadalë të shndërrohet në diç më serioze. Nëse ndieni mallëngjim për të kaluarën, na kjo javë hapet një mundësi që edhe aty situata të fillojë të përmirësohet. Demat e zënë – mbase situata me partnerin nuk është edhe aq perfekt, mirëpo është mjaft e qetë. Personi i dashur është më nervozë se zakonisht, mirëpo ju arrini që gjërat t’i mbani nën kontroll.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Para jush hapen edhe mundësi të reja edhe shanse afariste – diçka që keni pritur apo keni menduar që ende duhet të prisni. Hyrja e sunduesit tuaj, Merkurit, në shenjën e Virgjëreshës ju sjell organizim më të mirë dhe efikasitet më të madh në punë, mirëpo jeni të prirë që të pranoni obligime shtesë, edhe pse në masë të madhe jeni goxha të ngarkuar. Edhe krahas kësaj – keni ide të shkëlqyeshme se si ta avanconi afarizmin tuaj.

Shëndeti: Kryesisht problematika të vogla kalimtare shëndetësore.

Dashuria: Do të keni jetë shumë aktive shoqërore, njohje të reja nëpërmjet takimeve por edhe nëpërmjet internetit. Binjakët e zënë – obligimet ngadalë po ju vërshojnë dhe ju nga kjo javë do të keni kohë gjithnjë e më pak për t’ia përkushtuar personit të dashur. Përpiquni që kjo të mos ndikojë në marrëdhënien tuaj – gjeni çdo ditë çastin në të cilin personit të dashur do t’i ofroni dhe tregoni kujdes.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Në këtë javë ju pret përfundimi i bisedimeve nga periudha e kaluar – madje në favorin tuaj. Mundësi e mirë për klientë të rinj, partnerë të rinj afaristë, mirëpo nëse nuk jeni të punësuar – koha është që të hidheni në një kërkim më aktiv.

Shëndeti: Këtë javë do të duhej më shumë të qetësoheni dhe të pushoni.

Dashuria: Edhe pse marrëdhënia me personin e dashur do të jetë goxha korrekte, ky aspekt tregon që ju personalisht, nga brenda – nuk ndieni siguri dhe konsideroni që për disa çështje ekziston distancë apo moskuptim midis jush. Mos nxirrni konkluzione kuturu as mos e mundoni veten me pyetjet për të cilat aktualisht nuk mund të merrni përgjigje. Nga fundi i javës do të ndiheni shumë më të sigurt dhe më të qetë. Gaforret e lira – disi jeni gjallëruar, po ju kënaqin personat të cilët janë përreth jush dhe të cilët po ju shfaqin interesim.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Nga dita në ditë po merrni besimin në vlerat tuaja, po merrni shenja të vogla që gjërat po ecin në të mirë dhe madje tani për tani le t’ju jetë e mjaftueshme, sepse sapo keni hyrë në periudhën në të cilën e gjithë ajo që është iniciuar të realizohet dhe në të cilën do të avanconi më shumë se që prisni.

Shëndeti: Do të keni periudhë të qetë sa i përket shëndetit.

Dashuria: Me vullnet shkoni në punë, sepse nëpërmjet punës është shfaqur personi me të cilin keni kontakte shumë interesante. Nëse edhe ju dëshironi të fitoni çdo gjë, madje tani, aktualisht ju kënaqin ato biseda të këndshme, ato lojëra fjalësh pas të cilave qëndron shumëçka nga ajo e patreguar dhe e dëshiruar. Jeni në ankth duke pritur që kjo të niset në drejtimin të cilin e dëshironi. Luanët e zënë – me partnerin aktualisht keni pak përshtatje, lëvizje të vogla për të mirë. Disi juve edhe po ju përshtatet që aktualisht të vazhdoni me hapa të vegjël, aq më parë që ndieni që jeni në rrugën e duhur. Nga dita në ditë marrëdhënia juaj merr shanse të reja që të pajtoheni, të merreni vesh që me forca të përbashkëta t’i kapërceni vështirësitë.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Ajo që është shumë me rëndësi, është që tani keni edhe forcë, edhe vullnet, edhe ide të shkëlqyeshme, si edhe më shumë se zakonisht hapa të mirë afaristë. Në esencë çdo gjë ju çon në atë drejtim që të shpresoni, vetëm që është me rëndësi të vazhdoni në të njëjtën mënyrë dhe të mos ndaleni.

Shëndeti: Mos u nevrikosni. Më shumë aktivizohuni fizikisht, ulni stresin, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Thjesht – kjo është periudha kur nuk mund të kaloni pa u vërejtur nga gjinia tjetër, ndërkaq ju këtë do ta shfrytëzoni maksimalisht dhe do të kënaqeni me kujdesin të cilin jua ofron ajo. Jo vetëm që do të ndihemi mirë, por tani mundeni edhe shumë racionalisht të shikoni çdo ofertë e cila është para jush dhe të zgjidhni atë që është më e mira për ju. Virgjëreshat e zëna – do të munden që pak t’i ulin pritjet të cilat i kanë ndaj personit të dashur. Mos u bëni tepër kërkues dhe kritikë.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Situata nuk do t’ju jetë e volitshme, ndërkaq ju do të ngriheni në këmbë dhe do të vazhdoni tutje. Do të pengoni herë pas here vetveten – shumë shpejt do të reagoni në disa momente, do të bëni lëshim dhe pastaj më vonë do ta përmirësoni, do të merrni vendime të ngutshme. Mos u brengosni – situata ju çon drejt stabilitetit dhe suksesit afarist.

Shëndeti: Po e ngarkoni veten shumë, po punoni shumë, shumë pak po pushoni…

Dashuria: Çfarëdo që ju të kërkoni dhe dëshironi nga dashuria – këto janë ditët kur nuk mund të merrni shumë – por shumë pak, thërrmija dashurore, cikërrima. Marrëdhëniet të cilat fillohen në këtë periudhë do të jenë një koktej i fuqishëm i kimisë dhe i afshit – mirëpo nuk është e sigurt se a do të merrni atë që ju është më se e nevojshme – stabilitetin dhe qetësinë shpirtërore. Peshoret e zëna – prisni nga partneri “diçka” – më shumë kujdes, më shumë përkushtim, më shumë kohë, më shumë fjalë dashurie dhe butësie.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Jeni shumë efikas, i organizuar dhe detajist – ndonjëherë edhe në dëmin tuaj, pra mos u befasoni nëse jua tërheqin vërejtjen për ngadalësi dhe që t’u kërkojnë të nguteni. Edhe pse për ju ajo shpejtësi nuk është tani e nevojshme, nga ana tjetër – aq mirë do të përfundoni çdo obligim sa që bashkëpunëtorët dhe eprorët nuk do të mund t’ju bëjnë vërejtje apo të jenë të hidhëruar me ju. Informacione të reja të cilat arrijnë ju shtyjnë të vazhdoni përpara.

Shëndeti: Kurrizi i ndjeshëm, nyjat dhe pjesa e stomakut.

Dashuria:  Jeni ngjallur, ju është interesante të bisedoni dhe të jeni në kontakt me njerëzit, mirëpo në këtë periudhë vështirë do t’u dorëzoheni emocioneve. Mbase nuk jeni të gatshëm të krijoni lidhje në këtë periudhë, mirëpo, nga ana tjetër – afshi i madh mund t’jua prishë këtë racionalitet tuajin dhe t’ju përfshijë në marrëdhënie e cila është ekskluzivisht e natyrës erotike… Ata të cilët janë të zënë – shumë po ngarkoheni me çdo imtësi të partnerit, shumë po kërkoni “qime në vezë”. Këto janë ditët në të cilat është e nevojshme të kënaqeni, jo të merreni me çdo fjalë dhe çdo veprim të palës tjetër…

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Rrethanat e volitshme janë para jush dhe gjatë kohës do t’ju sjellin suksese të mëdha afariste, mirëpo janë të pranishme njëkohësisht edhe faktorë përkufizues dhe njerëz me të cilët vështirë arrini marrëveshje dhe të cilët ju nevrikosshin shumë.

Shëndeti: Probleme të vogla shëndetësore. Mos i injoroni.

Dashuria: Nëse ndieni afsh të çmendur por jeni të vetëdijshëm që objekt i interesimit tuaj është dikush i cili është i zënë apo i cili është i gatshëm vetëm për aventurë seksuale – atëherë jini të vetëdijshëm edhe çfarë pasojash mund t’ju sjellë. Me fjalë të tjera – ata të cilët nguten drejt dashurisë symbyllur, lehtë dhe shpejt mund të ngatërrohen në periudhën e ardhshme. Shigjetarët e zënë – nëse për një moment ka qenë më mirë, nuk do të thotë që do të jetë kështu gjithmonë. Në marrëdhënie duhet të investoni edhe kohë edhe angazhim…

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Do të nisni diçka të re dhe të panjohur, por suksesi është i pasigurt. Madje edhe pse situata të këtilla ndodhin, me qetësi, durim dhe kujdes do të arrini t’i zgjidhni. Nëse puna juaj ka të bëjë me fusha të tjera, për bashkëpunim me të huajt apo me institucione shtetërore dhe publike – aty gjërat ngadalë vijnë në vendin e vet dhe ju përgatisin avancim.

Shëndeti: Kryesisht solid.

Dashuria: Më e rëndësishme është që tani të jeni të hapur dhe të keni komunikim të mirë me personin të cilin e dashuroni… ndërsa sekretet lini për ndonjë herë tjetër… Bricjapët e lirë – një person ju frymëzon shumë, shpesh e keni në mendje dhe po e vëreni që edhe ai gjithsesi po reagon ndaj jush. Është e mundshme që te ju ekzistojnë pengesa të caktuara, cilat janë ato – vetë do ta mësoni më së miri. A ia vlen t’i kapërceni ato pengesa apo t’u dorëzoheni atyre? Mos ngurroni…

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Obligimet afariste ju kanë mbuluar sikur lavë vullkani dhe po përpiqeni të organizoheni dhe të dilni nga kjo situatë si dini dhe si mundeni. Në esencë, kjo është java shumë e fortë afariste, mirëpo, me fjalë të tjera, ju kryesisht do të vraponi dhe arrini çdo gjë në çastin e fundit

Shëndeti: Ndonjëherë jeni aq i lodhur… Do t’ju qetësojnë aktiviteti fizik, noti, rekreacioni…

Dashuria: Gjasat për ngjarje dashurore janë të sigurta, çdo gjë do të zhvillohet me një shpejtësi të madhe dhe ju pothuajse gjatë natës ka mundësi të jeni të vërshuar nga mendimet dhe afshet ndaj këtij personi. Ujorët e zënë – partneri paksa ju nevrikos, pak e dashuroni, pak ju është bërë monoton dhe së tepërmi e kritikoni, ndërsa nuk dini se çfarë do të bënit pa të. Me fjalë të tjera – asgjë e veçantë dhe asgjë e pazakonshme – periudhë standarde në relacionet tuaja emocionale…

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Ajo që aktualisht për ju është shumë e rëndësishme – edhe pse disa situata, në shikim të parë, mund të duken si maksimalisht të komplikuara, kërkuese dhe të pazgjidhshme – kjo është diçka që megjithatë do ta arrini. Vetëm është e nevojshme që të organizoheni mirë dhe të mos bëni panik.

Shëndeti: Probleme me tretjen e ushqimit.

Dashuria: Mund t’ju njohin miqtë me një person i cili do të mundë të bëhet shumë i rëndësishëm për jetën tuaj në të ardhmen, gjithashtu – nëpërmjet takimeve me shoqëri ju hapen mundësi të reja dashurore. Në të vërtetë – mikun apo miken kapeni për dore – dhe nisjani pushtimeve dashurore. Peshqit e zënë – ju ose e aktivizoni zemrën ose trurin. Sikur nuk mundeni njëherësh të funksiononi në të dyja anët. Kur aktivizoni trurin – hulumtoni tepër shumë dhe nevrikoseni. Kur aktivizoni zemrën – çdo gjë është e mrekullueshme, e bukur dhe romantike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...