Ku t’i fshihni sendet me vlerë, sipas hajdutëve të shtëpive - Bota Sot
Ku t’i fshihni sendet me vlerë, sipas hajdutëve të shtëpive

Life style

Ku t’i fshihni sendet me vlerë, sipas hajdutëve të shtëpive

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Nëse mbani para ose sende me vlerë nën dyshek, në sirtarin e të brendshmeve a në një kasafortë, dijeni se po gaboni. Hajdutët e shtëpive kërkojnë së pari në këto vende.

Një panel prej ish-hajdutësh shtëpish, organizuar nga rrjeti i dyqaneve John Lewis, këshillojnë që sendet me vlerë t’i fshihni në kuti drithërash a te lodrat e fëmijëve.

Një nga ish-hajdutët tha se kutitë e makaronave, orizit e drithërave janë vendet ideale për të fshehur bizhuteri sepse kushdo që synon t’ju vjedhë, s’ka kohë të kontrollojë kuzhinën me imtësi.

Shumëkush i mban sendet me vlerë, si çelësat e makinës, në kuzhinë, ose në një sirtar me objekte të rëndomta. Sendet me vlerë mund t’i fshihni aty ku mbani DVD apo disqe të vjetra sepse gjendet më vështirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...