Ndarja është e mundshme vetëm në këto pesë mënyra, e katërta është brutale! - Bota Sot
Ndarja është e mundshme vetëm në këto pesë mënyra, e katërta është brutale!

Life style

Ndarja është e mundshme vetëm në këto pesë mënyra, e katërta është brutale!

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Nga ultimatumi dhe vendimi i përbashkët deri te ndarja “pa pritur e pa kujtuar” – çdokush ka përjetuar shkatërrimin e lidhjes në njërën nga këto mënyra.

Edhe pse çdo ndarje është e pakëndshme, disa janë bash brutale.

Vendimi i përbashkët

Partnerët bashkë kanë vendosur që më asgjë nuk mund të bëhet që lidhja të funksionojë. Andaj, më mirë është të vazhdojnë si miq sesa si çift. Ky lloj i ndarjes është i dhembshëm, por paqësor dhe nganjëherë mund të ndikojë në mënyrë relaksuese.

Ndarja e dhunshme

Çifti më së sheshti e shkëput lidhjen për shkak se njëri nga partnerit shpërngulet në një qytet tjetër apo ka gjetur punë të re jashtë shtetit. Lidhjet e këtilla më së shpeshti nuk funksionojnë, ndërkaq as njëra palë nuk është e gatshme të sakrifikohet për lidhjen në largësi.

Ultimatumi

Shkuarjet e tij në trajnime apo obsesioni i saj për blerje – kjo mund të shkatërrojë lidhjen, andaj më së shpeshti njëra palë rrezikon që të ndërpresë lidhjen nëse partneri nuk përmirësohet. Mirëpo, duhet të keni parasysh që të ndryshoni dikë nuk është aspak e lehtë, posaçërisht nëse ai ndërprerjen e dëshiron vetë.

Tradhtia

Arsyeja për prishjen e lidhjes në këtë rast është tradhtia. Njëra palë nuk mund të falë këtë gabim apo mbase pala tjetër nuk dëshiron të vazhdojë lidhjen. Kjo ndarje është shumë e dhembshme. Këndellja nga kjo ndarje do zgjasë shumë.

Ndarja “pa pritur e pa kujtuar”

Partneri ka vendosur të ndërpresë lidhjen, ndërkaq pala tjetër nuk e është e sigurt përse ky vendim. Kjo përvojë është traumatike, aq më parë për shkak që ka qenë e papritur. Njerëzit mund të fillojnë të dyshojnë në vetveten dhe të ndihen fajtorë përse nuk e janë ndarë më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...