Mënyra si partneri jua tregon dashurinë zbulon se çfarë ai vlerëson tek ti - Bota Sot
Mënyra si partneri jua tregon dashurinë zbulon se çfarë ai vlerëson tek ti

Life style

Mënyra si partneri jua tregon dashurinë zbulon se çfarë ai vlerëson tek ti

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 06:22
Ilustrim

Të thuash “Të dua” mbase është mënyra më e lehtë për t’i treguar dikujt se ju inereson, por kjo nuk është mënyra e vetme. Kur bëhet fjalë për të shprehur emocione, çdo individ është i ndryshëm. Nëse disa përdorin fjalët, të tjerët mbështeten në veprime. Mënyra se si ju e shfaqni dashurinë për  partnerin/partneren është e rëndësishme. Bright Side ka identifikuar 4 mënyra se si njerëzit shfaqin dashurinë për partnerët e tyre pa përdorur fjalët dhe kanë deshifruar kuptimin e tyre:

Ata ju dëgjojnë si ditar personal

Nëse partneri juaj është i gatshëm t’ju dëgjojë dhe t’ju ngushëllojë në ditët më të trishta dhe në ato më të lumturat, atëherë kjo tregon se ai nuk është vetëm një dëgjues i mirë, por gjithashtu një mbështetës i juaji që e sheh marrëdhënien që keni afatgjatë. Komunikimi e bën lidhjen akoma edhe më të fortë dhe më të sinqertë.

Ata i pëlqejnë përqafimet, po aq sa ju

Kur jeni i dashuruar, puthja është një nga gëzimet më të mëdha të lidhjes. Nëse partneri juaj pëlqen të përkëdhelet po aq shumë sa ju, kjo nënkupton se ai pëlqen të kalojë kohë cilësore dhe për më tepër vlerëson intimitetin në marrëdhënien tuaj. Jo vetëm kaq, puthjet në ballë janë një tregues sesa të rëndësishëm jeni ju për ata.

Ata ju inkurajojnë të arrini qëllimet tuaja

Të qenit në një lidhje nuk është e barabartë me të qenit me partnerin tuaj gjatë gjithë kohës ose t'i shkruani atij 24/7. Në fund të ditës, ju jeni 2 individë të veçantë me qëllime dhe ëndrra të ndryshme. Nëse partneri juaj ju inkurajon t’i kushtoni më shumë kohë qëillimeve tuaja, kjo do të thotë se ata e respektojnë hapësirën personale. Të kuptuarit që partneri juaj ka gjithashtu një jetë dhe të drejtën për të ndjekur ëndrrat e tyre është një shenjë pjekurie dhe dashurie të vërtetë.

Ata ju ndihmojnë në punët e shtëpisë

Rrallë ndodh që partnerët të jenë të barabartë edhe në punët e shtëpisë. Është e vështirë të gjeni dikë që ju ndihmon edhe në këtë aspekt. Nëse e keni gjetur, mos e lini të shkojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...