Në fakt, pushimi i lindjes nuk është pushim...

Life style

Në fakt, pushimi i lindjes nuk është pushim...

Nga: Joanna Parga-Belinkie Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:35
Foto Ilustrim

Je në shtëpi, jo në punë, dhe sapo e ke ndërruar pelenën e bebit. Tri orë më vonë, ajo ka kryer nevojën përsëri, veçse këtë herë ajo ka depërtuar nga skaji i pelenës. Ti e ndërron pelenën përsëri, ia ndërron rrobat, e ndoshta edhe e vë në punë lavatriçen nëse ke energji për këtë dhe nëse grumbulli i rrobave të pastra është rre zikshëm i vogël. Por tani foshnja po qan pa kontroll, dhe ti nuk je e sigurtë për arsyen. E ushqen, e ndërron përsëri për çdo rast, dhe e shëtit nëpër shtëpi. Asgjë nuk funksionon, kështu që tani ti je duke qarë. (Veç pak. Ndoshta shumë.) Nuk do ta nxjerrësh jashtë sepse ke frikë mos merr ndonjë infeksion. Mbi të gjitha, nëse je duke e ushqyer me gji, do të të duket edhe më e vështirë ideja e daljes jashtë, veçanërisht nëse ky është fëmija i parë.

Ke ngecur mes mureve të shtëpisë, duke luhatur e përkundur pafundësisht. Kur më në fund arrinë ta shikosh orën, e kupton se ke kaluar orë të tëra e ngecur në këtë cikël. Ose ndoshta minutat janë zvarritur, duke të t’bërë të ndihesh se kështu do ta kalosh pjesën e mbetur të jetës tënde. E sa për gjumin? Mezi të kujtohet si koncept, e aq më pak si realitet.

Pushim ky nuk është. E megjithatë aq shumë prindër të rinj përballen me stereotipin se pushimi i lindjes është pak a shumë një pushim. Pushim nga puna. Kohë e lirë. Ndërsa kjo është krejt e kundërta e çfarë unë do ta konsideroja pushim.

Vetë fjala pushim sjell në mendje imazhe të largimit, relaksimit, dhe gjërave tjera që nuk janë sinonim me kujdesin për një të posalindur që qanë. Aktivitetet e mia tipike të pushimit nuk përfshijnë zgjimin çdo dy-tri orë, ose kalimin e gjashtë javëve të plota duke gjakosur nga një mitër që po rimerr veten. Por, nga komentet tipike për pushimin e lindjes, njeriu mund të mendojë se sapo ta kesh lindur fëmijën, dikush të jep në dorë një biletë aeroplani për një udhëtim me të gjitha shpenzimet e paguara në ndonjë plazh të qetë e me rërë. Fakt interesant: Nuk është kështu.

Unë, për shembull, e kam kaluar fillimin e pushimit tim të lindjes duke ndenjur para pasqyres së banjos dhe duke i parë gji njtë e mi me shqetësim. Kisha qenë duke u përpjekur të ushqej me qumësht gji ri, por katër ditë pas lindjes së fëmijës tim të parë, gji njtë e mi nisën të nxeheshin e të dhimbnin. Bashk me dhimbjen djegëse ata po forcoheshin e po rriteshin, dhe mund të shija skuqje në anën e majtë. Ky zhvillim i ri më bëri të qaj. Nuk ndjeja se ky ishte trupi im.

Megjithëse kam shumë njohuri mjeksore – jam një neonatologe, apo pediatre që specializon në kujdesin për të sapolindurit – nuk jam gjinekologe, obstetër, apo eksperte laktacioni. Arsimimi im mjekësor për pediatër nuk më ka përgatitur për vështirësitë e gjidhënies. Kështu që nuk kisha ide se çfarë po ndodhte me gji njtë e mi. A po përjetoja një mastit, një infeksion që mund të ndodh kur kanalet e qumështit bllokohen? A ishte kjo thjesht ardhja e qumështit? Vazhdimisht kthehesha tek një pyetje e vetme: A është kjo normale?

Dhe doli që ishte. Përfundimisht, zbulova se gjoksi im po rritej sepse po vuante nga një kanal i zënë i qumështit (pa infeksion), që është frustruese dhe e dhimbshme por normale dhe jo arsye për brengosje. Arrita ta çliroja kanalin me kompresa të ngorhta dhe masazhë, dhe arrita të ushqeja me gji ashtu siç kisha shpresuar. Më pas, kaloi edhe periudha e depresionit të pas lindjes, dhe rash në ritmin e kujdesit për foshnjen time.

Ky lloj i përvojës çorientuese, stresuese është pjesë e natyrshme e të pasurit një të sapolindur. E gjitha kjo mund të bëhet edhe më e komplikuar për prindin e ri me një problem të shëndetit mendor si depresioni i pas lindjes, që është më i rëndë se “mërzitë e të posalindurit” dhe që shumë të tjerë e kanë përjetuar. Përderisa 80% të nënave të reja i përjetojnë “mërzitë e të posalindurit”, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor të SHBA-ve, kur simptomat zgjasin më shumë se dy javë në një nivel më intenziv, mund të bëhet fjalë për depresionin e paslindjes, i cili vlerësohet se prekë deri në 15% të nënave të reja. Pavarësisht gjendjes mendore të prindit të ri, kujdesi për një bebe mund të jetë rraskapitës, dhe shumë larg të qenit pushim.

Padyshim, pushimi i lindjes mund të jetë një kohë e çmuar, që ta ndryshon jetën, dhe kohë për t’u lidhur me fëmijën tënd. Por, kohë e lirë? Aspak. Pushimi i lindjes është punë e vështirë. Disa nëna madje dëshirojnë të kthehen në punë sepse kjo duket më e lehtë se sa kujdesi intenziv dhe koha e kaluar me një të posalindur.

Ne si shoqëri duhet ta largojmë stereotipin rreth pushimit të lindjes. Nuk bëhet fjalë për një kohë luksoze. Është periudhë thelbësore që prindërit të kujdesen për shëndetin dhe lumturinë e fëmijës së tyre dhe atë të veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat