Vendi ku lind dhe ndikimi i tij në personin që bëhesh - Bota Sot
Vendi ku lind dhe ndikimi i tij në personin që bëhesh

Life style

Vendi ku lind dhe ndikimi i tij në personin që bëhesh

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:01
Ilustrim

Një grup i dytë vlerash që kemi studiuar, ishte vetëkënaqësia përkundrejt vetëpërmbajtjes. Disa kultura, të tilla si SHBA, Meksika dhe Kili, kanë prirjen të lejojnë dhe nxisin vetë-kënaqësinë. Të tjera – si Koreja e Jugut, Belgjika dhe Rusia – inkurajojnë vetëpërmbajtje përballë tundimit.

Këto vlera, duket të jenë të lidhura me një grupim specifik qëllimesh nga ana e prindërve.

Në veçanti, prindërit në shoqëritë tolerante, priren të theksojnë rëndësinë e zhvillimit të vetëvlerësimit dhe pavarësisë.

Për shembull, ata presin që fëmijët të argëtojnë veten, dhe të shkojnë vetë në shtrat. Kur një nga fëmijët e tyre sillet keq, ata shpesh do të sugjerojnë mënyra se si ai ose ajo mund të ndryshojë sjellje, dhe të përpiqet të riparojë dëmet. Mesazhi që mund të marrin fëmijët nga ky lloj trajtimi, është se janë ata që e kontrollojnë lumturinë e tyre, dhe për këtë arsye duhet të jenë në gjendje të rregullojnë gabimet e tyre.

Njëkohësisht, kur fëmijët pritet të ndjekin kënaqësinë, ata mund të kenë më shumë gjasa që të kërkojnë shpërblime të menjëhershme – qoftë ngrënien e karameleve para darkës, apo marrjen pa leje të një lodre në një dyqan. Ndërkohë, në shoqëritë që i japin përparësi vetëpërmbajtjes, prindërit kishin më shumë gjasa të bërtisnin kur i disiplinonin fëmijët e tyre. Kjo mund t’i bëjë fëmijët më të bindur. Por kjo gjithashtu mund të bëjë që fëmijët të jenë më pak optimistë për jetën, dhe kanë më pak të ngjarë të kënaqin veten.

A është individualizmi e ardhmja?

Prindërit duket se janë të motivuar për t’i përgatitur më mirë fëmijët e tyre, për botën ku ata ka të ngjarë të banojnë, dhe çfarë funksionon në një kulturë, mund të mos funksionojë domosdoshmërisht në një tjetër. Por, ndërsa bota jonë bëhet më e ndërlidhur, kjo shumëllojshmëri e qasjeve të prindërimit mund të reduktohet.

Në fakt, shumica e vendeve janë bërë më individualiste gjatë 50 viteve të fundit – një ndryshim që është më i theksuar në vendet që kanë përjetuar më shumë zhvillim ekonomik, shkruan bota.al. Gjithsesi, ekziston ende një ndryshim i madh në stilin e prindërimit dhe zhvillimin e fëmijërisë në të gjitha kulturat – një testament ky për ndikimin e qëndrueshëm të vlerave shoqërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat