Projekti i fundjavës: Si mund ta përgatitësh vetë kremin hidratant në kohën e ftohtë - Bota Sot
Projekti i fundjavës: Si mund ta përgatitësh vetë kremin hidratant në kohën e ftohtë

Life style

Projekti i fundjavës: Si mund ta përgatitësh vetë kremin hidratant në kohën e ftohtë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 06:31
Ilustrim

Një produkt mjaft i domosdoshëm pa të cilin nuk mund të rrish gjatë kohës së ftohtë është, me siguri për të gjithë, kremi hidratant. Me temperaturat që bien çdo ditë dhe lagështira, kjo është stina kërcënuese për lëkurën. Kështu që duhet të kesh patjetër një hidratant që e mban lëkurën të hidratuar në çdo kohë gjatë gjithë sezonit. Por nëse po kërkon të ruash edhe disa para mënjanë, atëherë përpiqu ta bësh vetë kremin hidratant në shtëpi.

Edhe për këtë ka shumë receta. Megjithëse, të duhen vetëm disa produkte: gjalpë i papërpunuar (gjalpë kakaoje ose dyllë blete), vaj kokosi, vitaminë E vajore dhe disa vajra të tjerë aromatizues ose me vlera të tjera ushqyese.

Fillo duke bashkuar gjalpin ose dyllin e bletës me vaj kokosi në një enë dhe vendose të zjarr të ulët. Pasi të jetë shkrirë, shto vitaminën E dhe vajrat e tjerë esencialë (bajame, livando, vajra të freskët rrushi etj.)

Pasi është përzier e gjithë masa, vendose në frigorifer për disa minuta që të ngrijë.

Hiqe nga ena dhe vendose në një tjetër ku do ta ruash kremin.

Ruaje në temperaturë dhome.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat