12 shenjat që tregojnë se po rrisni një fëmijë të llastuar

Life style

12 shenjat që tregojnë se po rrisni një fëmijë të llastuar

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 08:34
Ilustrim

Asnjë prind nuk dëshiron të rrisë një fëmijë të përkëdhelur, por nganjëherë dëshira e prindërve për t’i dhënë fëmijëve të tyre vetëm më të mirat dhe për ta bërë jetën e tyre sa më të rehatshme dhe të sigurt, mund të shkaktojë rezultate që nuk janë në përputhje me planin e tyre.

Psikologët e fëmijëve kanë punuar me këtë problem për një kohë të gjatë. Ata e quajnë atë “The Spoiled Child Syndrome” që karakterizohet nga modele të caktuara të sjelljes së një fëmije.

Ja shenjat që tregojnë praninë e këtij sindromi:

Fëmija është i sjellshëm me njerëzit e tjerë, por nuk ju falënderon asnjëherë juve

Nuk mund të merret me punët e thjeshta shtëpiake

Nuk shoqërohet me bashkëmoshatarët dhe është i sigurt se ata sillen në mënyrë të gabuar.

Shpesh bën naze kur nuk merr atë që dëshiron.

Nuk i pëlqen aktivitetet që përfshijnë konkurrencën.

Flet me prindërit ashtu siç bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe nuk ka asnjë lidhje me “të qenit miq” me ta.

Fëmija ka vetëbesim të ulët.

Dëshiron të pushtojë gjithë kohën tuaj të lirë.

Nuk e njeh autoritetin dhe shpesh debaton me të rriturit.

Nuk e kupton vlerën e parave.

Shpesh ankohet se është i mërzitur.

Nuk mund të kontrollojë emocionet e tyre.

Si ta kuptoni që nuk po e llastoni fëmijën?

Sipas autorit të librit ‘How Much Is Enough? Money and the Good Life’ Ph.d. David Bredehoft prindërit që nuk janë të sigurt nëse duhet t’i japin fëmijës atë që dëshiron, duhet t’i bëjnë vetes këto pyetje:

A do të kontribuojë në zhvillimin e fëmijës?

A e bëj për fëmijën dhe jo për komoditetin tim?

A duhet të shpenzojmë një shumë jo proporcionale të burimeve të familjes (koha, paraja dhe përpjekja) që mund të përdoren për diçka më të rëndësishme?

A do të dëmtohet ndokush?

Nëse përgjigjeni “po” për dy pyetjet e para dhe “jo” për dy të 2 fundit, ndjehuni të lirë t’i jepni fëmijës tuaj atë që ata kanë kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat