Pse ende besojmë në fuqinë e print-it në këtë botën tonë digjitale?

Life style

Pse ende besojmë në fuqinë e print-it në këtë botën tonë digjitale?

Më: 14 janar 2020 Në ora: 07:37
Ilustrim

Në raftet e dhomës së gjumit të vajzës sime është ende një libër i vjetër fotografish! Dikur ishte i imi, tani është i saji! Mbase një ditë do t'i takojë fëmijëve të saj!

Vetëm një dekadë më parë, ne u bombarduam me parashikime për "zhdukjen" e librit nga qarkullimi! Arsyeja? Sepse ne të gjithë do të lexonim gjithçka në pajisjet tona digjitale, të mahnitur nga komoditeti që ato ofrojnë, çka sigurisht nuk do të na shtynte kurrë që të kthenim një faqe përsëri. Megjithatë, pavarësisht nga popullariteti i audiobooks, podcasts dhe lexuesit elektronikë, shitjet e librave të shtypur janë rritur me tetë përqind gjatë pesë viteve të fundit dhe ata që janë brenda kësaj industrie nuk janë të çuditur aspak.

Një nga gëzimet e mbërritjes së botimeve print është fakti se shtypshkronjat dhe shtëpitë botuese të librave, revistave dhe gjithë gama e botimeve print po "lodhet" sot më shumë se kurrë për të intriguar bashkë me kontentin dhe pamjen, duke i kthyer librat e të gjitha zhanreve në vepra arti të mirfillta. Me ilustrime, me dizanje të veçanta, me formatin e shkrimit specifik, duke e shndërruar atë në një objekt për t'u ofruar në formë dhurate, por edhe për t'u admiruar.

Letrat me ngjyra, me efekte shkëlqyese, skajet e detajuara, gjithçka përkthehet në një punë profesionistësh që investojnë bindshëm në industrinë e shtypit.

Ne jetojmë në periudha të tilla tronditëse që "gëlojnë" nga stuhia digjitale me të gjitha formatet dhe hapësirat, ndaj i drejtohemi librave, revistave, gazetave të shtypura si ngushëllim!

Nuk janë vetëm librat që duam! Në fund të fundit, ju po mbani një revistë elegante në duart tuaja. Ju jeni duke e prekur atë, nuk kurseheni! Sepse ju shijoni strukturën e letrës me gjithë shkëlqimin e saj në tavolinat e tejmbushura me laptopë, PC, tablete, smartphone, etj! Fotografitë pop të ngopura me ngjyra dhe vetë teksti i cili ka një ndjenjë të përhershme dhe pa asnjë rrezik që të "rrëshqasë" në një vrimë lepuri virtuale.

Ndonjëherë mund të duket sikur shpresa është në kufijtë minimalë, sa më shumë vitet kalojnë dhe shoqëritë zhvillohen! Por, fjala e shtypur mbetet një rreze drite në të ardhmen e medias, librit dhe gjithçka përfshin profilin e shtypit të shkruar.

Me aftësinë e saj unike për të ngadalësuar kohën, duke na inkurajuar të thesarizojmë çdo moment të kaluar duke lexuar, ne jemi të sigurt që të zotëruarit e një libri ose një reviste print është një gjë e rrallë dhe plot vlera për ju! Nuk janë vetëm fjalët, fotografitë, gjithçka në të është e çmueshme!

Dashuria dhe kujtesa nuk mund të lindin nga një ekran lëvizës! Ju keni nevojë për një letër, për ta prekur e shijuar atë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat