Si ta ndriçoni tonin e lëkurës tuaj - Bota Sot
Si ta ndriçoni tonin e lëkurës tuaj

Life style

Si ta ndriçoni tonin e lëkurës tuaj

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:35
Ilustrim

Ju mund të kujdeseni maksimalisht për lëkurën tuaj, por duhet të pajtoheni që ndotja, stresi dhe ekspozimi në diell mund ta dëmtojnë fytyrën tuaj.

Këtu mund t’i gjeni disa nga hapat që do të ju ndihmojnë të kujdeseni për lëkurën tuaj:

Qëndroni të hidratuar

Nëse keni një premtim për kujdesin e lëkurës që ju duhet të bëni vetë, është që ta mbani trupin tuaj të hidratuar. Pirja e të paktën 3 litrave ujë çdo ditë do të sigurojë që të gjitha toksinat nga trupi të shpërndahen dhe qelizat të hidratohen. Kjo do të reflektojë në një lëkurë të mirë, të butë dhe të hidratuar.

Ushtroni rregullisht

Nëse vërtet doni që lëkura juaj të bëhet më e mirë, sigurohuni që të ushtroheni. Kur kryeni ushtrime fizike, arteriet e imëta në lëkurën tuaj hapen duke lejuar më shumë gjak për të arritur sipërfaqen e lëkurës, kjo ndihmon në shpërndarjen e lëndëve ushqyese në lëkurën tuaj të cilat mund të riparojnë dëmtimet e shkaktuara nga ndotësit e mjedisit.

Por, për kujdesin e duhur të lëkurës ju duhet të përdorni produkte të duhura të lëkurës të cilat ndikojnë për kujdesin e lëkurës, siç janë kremat e ditës dhe natës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat