Gratë e forta nuk meritojnë burra të dobët

Life style

Gratë e forta nuk meritojnë burra të dobët

Më: 16 janar 2020 Në ora: 13:11
Ilustrim

Por, deri ku duhet të shkojë kjo mbështetje dhe partneritet? Me çdo çmim? Aspak! Partneriteti dhe mbështetja në një marrëdhënie duhet të jenë reciproke, të shëndetshme, tërësore.

Kur e kuptoni që kjo mbështetje, ky bashkëpunim po ju shtyp, ju konsumon, po ju rëndon, ikni! Kjo është një shenjë që ju jeni një grua e fortë në krahasim me një burrë të dobët.

Një grua e fortë mund të menaxhojë shtëpinë, punën, fëmijët, universitetin, palestrën, jogën, daljet me miqtë e saj, por ajo nuk ka pse të “kujdeset” për burrin e saj.

Ajo duhet të jetë mbështetëse, të jetë mike, të ketë të njëjtat synime, të shkëmbejë ide, të ecë dhe të mos jetë një kopje e saktë e nënës së saj. Nëse mendoni se burri juaj ju vlerëson vetëm kur imitoni vjehrrën, na vjen keq, por keni një fëmijë tjetër në shtëpi.

Dhe ai lloj burri është puna më e vështirë. Ju duhet të kujdeseni për gjithçka, dhe vetëm, edhe kur të vijë të premten, në ora 20:00, i rraskapitur, i mërzitur, duke kërkuar një dush të mirë, Netflix dhe krevat, dhe prapë ankohet. Të dalësh me të nuk është më njësoj si të dalësh të premteve mbrëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat