Kur dëshironi ta ‘çmendni’ partnerin tuaj - Bota Sot
Kur dëshironi ta ‘çmendni’ partnerin tuaj

Life style

Kur dëshironi ta ‘çmendni’ partnerin tuaj

Më: 23 janar 2020 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Meshkujt kryesisht në mëngjes zgjohen me ereksion. Përdoreni atë fakt dhe në vend që t’i lini të merren me “vetveten” apo t’i lini të presin deri në mbrëmje.

Kurdiseni orën 15 minuta para se që vërtet do të duhej të zgjohej dhe të fillonte ditën me seksin e shpejtë, i cili do t’ju zgjojë dhe do t’ju lërë të kënaqur për tërë ditën.

Ora e dashurisë e partnerit tënd rregullohet kryesisht nga sekretimi i testosteronit dhe e arrin cakun e vet në mëngjes – shpjegon seksologu Mauricio Bossi.

Për këtë arsye ndodh se partneri të propozojë për intimitet sapo zgjohesh në mëngjes. Në realitet, në qoftë se do të përjetosh një marrëdhënie më intensive, duhet të shkosh pas kërkesës së tij.

Përveç se janë të dy partnerët të çlodhur, ai në orët e para të mëngjesit ka një shtim prej 30% të hormonit të dëshirës.

Herëve të tjera mos u anko se pse ai, pas perëndimit të diellit është i vakët ose i privuar nga iniciativa: tashmë ti e di që nuk është problemi vetëm tek lodhja.

Biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës.

Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet, ashtu edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi. Nga ana tjetër, hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.

“Nuk e di se kur mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani te të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat