Maska me mjaltë, zgjidhja ideale për të shpëtuar përgjithmonë nga rrudhat dhe puçrrat

Life style

Maska me mjaltë, zgjidhja ideale për të shpëtuar përgjithmonë nga rrudhat dhe puçrrat

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 10:45
Ilustrim

Produktet kozmetike si kremra për rrudha dhe maska janë shumë të shtrenjta dhe shpesh nuk janë aq të efektshme sa premtojnë. Për të eliminuar në mënyrë efektive rrudhat, është e mundur që t’u drejtoheni maskave dhe trajtimeve natyrale.

Mjalti është një përbërës i pasur me përfitime për shëndetin tonë. Gjithashtu i përdorur për mijëra vjet në kozmetikë, mjalti përmban aminoacide jetike dhe enzima për të nxitur rigjenerimin e qelizave.

Ky produkt natyral i shkëlqyeshëm është gjithashtu antibakterial dhe antioksidues, promovon rigjenerimin e qelizave të lëkurës, hidraton thellë, parandalon dhe kuron aknet dhe është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme.

Për të përgatitur një maskë kundër rrudhave dhe puçrrave me bazë mjaltin, thjesht përzieni 3 lugë mjaltë me lëng limoni. Aplikojeni në fytyrë para se të flini dhe lëreni të veprojë për 30 minuta para se ta shpëlani.

Një tjetër maskë e shkëlqyeshme për rrudha mund të përgatitet duke përzier mjaltin me 50 gramë tërshërë dhe dy lugë kos. Përsëri, aplikojeni në fytyrë për rreth 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me shumë ujë të ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat