3 arsye pse ne marrim vendime të këqija

Life style

3 arsye pse ne marrim vendime të këqija

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 06:57
Ilustrim

Pothuajse në çdo moment të ditës vihemi përballë situatave të ndryshme. A e dini se cilat janë arsyet pse marrim vendime të këqija? Jay Shetty është një personalitet i njohur i Britanisë së Madhe në internet dhe një folës motivues. Ai liston tre arsye pse ne marrim vendime jo të duhura për veten tonë.

1. E vërteta e relativitetit
Opsionet më të mëdha ose më të shtrenjta, shpesh herë na duken si më me vlerë. “Por ne nuk jemi në dijeni se sa vlejnë gjërat. Vetëm nëse fokusohemi në avantazhet relative të një gjëje mbi diçka tjetër dhe vlerësojmë  vlerën në përputhje me rrethanat”, thotë Shetty. “A po marrim vendime mbi atë çfarë po kërkojmë dhe që është e rëndësishme për ne, apo mbi atë çfarë është tërheqëse kur e ndajmë me të tjerët"?



2. Ndikimi i normave sociale
Kur vjen puna për të marrë vendime, duhet të mendojmë 2 gjëra:
a.  Bëni kujdes me motivimin
Gjeni arsye për të shkuar drejt gjërave që ju i besoni, dhe punoni fort për të motivuar veten në lidhje me këtë.

b. Tregohuni të matur kur lëvizni midis normave sociale dhe normave në një lidhje
Jini të vëmendshëm se si të sjellurit para në një marrëdhënie mund të ndryshojë dinamikën. Kjo mund t’i japë fund, por pasja e informacioneve në lidhje me normat sociale mund të çojë në mirëkuptim.



3. Mbajini dyert të hapura: Pse opsionet na shpërqendrojnë nga objektivi kryesor?
Në momentin që vendimi është marrë dhe një zgjidhje efektive është gjetur, hapi kyç i radhës, është të jepni të gjithë energjinë dhe të fokusoheni në përmirësimin e gjërave. “Nëse diçka po ecën mirë që tani, imagjinoni se sa mirë do të ecte nëse do t’i jepnit të gjithë energjinë tuaj”, ka thënë ai.

Kini parasysh këto tre pika të rëndësishme:
a. “Kur jeni duke bërë një zgjedhje, me çfarë po e krahasoni atë? E pëlqeni atë vetëm sepse po e krahasoni me diçka që e pëlqeni më pak? E keni parë atë duke u fokusuar tek vlerat që ajo mund të ketë në jetën tuaj”?
b. “Pse jeni të lumtur të bëni gjëra për të cilat nuk paguheni? A mund të ktheni më shumë gjëra në jetën tuaj në qëllim”?
c. “Pse lejojmë një sërë opsionesh që të na shpërqëndrojnë“?

Këto tre hapa do ju ndihmojnë të merrni vendime pozitive në përditshmërinë tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat