Forconi trupin për pesë minuta: Trening energjik, i cili do t’ju qetësojë dhe relaksojë

Life style

Forconi trupin për pesë minuta: Trening energjik, i cili do t’ju qetësojë dhe relaksojë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Vetëm pesë minuta në ditë janë të nevojshëm për këmbë të tendosura dhe kondicion të shkëlqyeshëm…

Nëse keni kohë të lirë për trening vetëm disa orë pasi të ktheheni nga puna në shtëpi, kemi zgjidhjen për ju. Vendoseni karrigen pranë murit dhe treningun mund ta filloni.

Instruktorja e parapëlqyer amerikane e fitnesit, Zuzka Light, ka përgatitur treningun pesëminutësh për damat të cilat nuk kanë kohë t’ia përkushtojnë ushtrimit disa orësh.

Katër ushtrime do t’ju marrin vetëm pesë minuta kohë, ndërkaq rezultatet janë fenomenale.

E vetmja gjë që do t’ju nevojitet është karrigia dhe ushtrimet mund t’i filloni!

Zuzka propozon pesë minuta trening të shkëlqyesahëm, ndërsa pastaj përgatitni vetes një dush të ngrohtë, i cili do t’ju qetësojë dhe relaksojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat