Nuk jetoj dot pa ty! Varësia emocionale, kur ndjenjat luhaten!

Life style

Nuk jetoj dot pa ty! Varësia emocionale, kur ndjenjat luhaten!

Më: 11 maj 2020 Në ora: 14:57
Ilustrim

Sara më thotë: “E dua, apo nuk e dua? Unë nuk dua të qëndroj me të, por më pas nuk rri dot pa të. Më zë ankthi. Pastaj shihemi, ankthi zhduket dhe për një sekondë ndihem mirë. Por pas pak kohe nisin zënkat sërish, vuajtjet, dhimbjet dhe është një ferr. Është si një vallëzim i njëjtë të gjitha herët”.

Ovidio thoshte: “Sic ego nec sine te nec tecum vivere possum”, që do të thotë: “Nuk arrij të jetoj as me ty dhe as pa ty”. Kjo është drama e kujt jeton këtë lloj marrëdhënieje. Sot, këtë marrëdhënie e quajmë masivisht “varësi emocionale” .

Varësia emocionale

Varësia emocionale është një nga format më pak të prekshme të varësisë, sepse objekti i varësisë nuk është një objekt në kuptimin e saktë, por është një marrëdhënie. Natyrisht, ky shqetësim mund të marrë shumë forma dhe të shfaqet në lloje të ndryshme të marrëdhënieve. Mund të jetë në familje, dashuri ose varësi seksuale, por gjithashtu një varësi edhe në marrëdhëniet e miqësisë ose në vendin e punës apo dhe në kontekstin e një marrëdhënieje të kujdesit siç mund të jetë ajo e një psikoterapie.

Kush ka varësi emocionale?

Kur njerëzit hyjnë në këtë lloj dinamike relacionale, ata mund të shfaqin nuanca të ndryshme sjelljesh. Është sikur, brenda një shfaqjeje, personi gjithmonë të recitonte të njëjtin rol, me karakteristika të caktuara. Duke vëzhguar sjelljen e saj, ndoshta mund të zbulojmë se personi në fjalë e kërkon jashtë dashurinë që nuk ka arritur ta zhvillojë drejt vetes.

Le të shohim disa nga shprehitë që na përkasin:

• Ka etje të vazhdueshme për dashuri: asnjë dashuri nuk e kënaq atë plotësisht, jeton gjithnjë me mungesë e saj.
• Nuk arrin të qëndroj i vetëm: ndonjëherë edhe gjeste të thjeshta, si të konsumosh një vakt, të shkosh në kinema, etj, ka të ngjarë ta çojë drejt një klime keqardhjeje.
• Varet tërësisht nga tjetra: lë në duart e tjetrës përgjegjësinë e jetës së tij, edhe kur tjetra është e para.

• Është dishepulli perfekt: është i prirur të ndajë idealet ose të votojë një udhëheqës. Befasohet me lehtësi nga një partnere, si dhe nga një mësues karizmatik dhe është gati për çdo tërheqje.
• Është i gatshëm veç të vlerësohet: e sheh veten si një objekt për të cilin ka tendencën të jetë krenar para njerëzve, miqve, partneres ose kolegëve.

• Pret tjetrin: nuk dëshiron të braktiset. Kur kjo ndodh, vazhdon të shpresojë, duke e pritur të kthehet. Madje edhe imazhi dhe vetëvlerësimi shpesh lidhen me atë që tjetri i referohet atij: “Jam i bukur nëse edhe tjetra ma thotë këtë”, e kështu me radhë.
• Jeton vetëm nëpërmjet të tjerëve: tërhiqet nga ajo që do të donte të ishte, sesa të angazhohej për të ndryshuar veten. Bëhet pasiv dhe jep dorëheqjen.
• Është xheloz: një manifestim i lidhur me pasigurinë e tij.

• Bën gjithçka me partnerin: punë, hobi, studim, karrierë, miq, etj.
• Krijon një imazh ideal të partnerit: e lartëson partnerin për të justifikuar më mirë nderimin e tij.
• Është i nënshtruar: pragu i tolerancës për poshtërim është shumë i lartë. Shpesh ka vështirësi në njohjen e poshtërimeve të pësuara. Ka vështirësi në vendosjen e kufijve nga frika e humbjes së tjetrës dhe braktisjes së saj, nga frika e vetmisë dhe ndryshimit.

• Nuk njihet “Kush jam me të vërtetë?”: nuk është i vetëdijshëm për vlerën e tij dhe cili është. Inventari i personalitetit të tij është i pakët, di shumë pak për dinamikën e pandërgjegjshme të psikikës së tij. Përkundrazi, njihet përmes pasioneve dhe interesave të atyre që janë pranë tij.
• Nuk ia do të mirën vetes deri në fund: nuk ka një imazh pozitiv. Nuk ka zhvilluar një aftësi të thellë për të ndierë, madje as nuk dëgjon, tenton të lëvizë më tej dhe më larg nga vetja për t’u përqendruar tek tjetri, duke u bërë një enë bosh.

 

Me çfarë ushqehet varësia emocionale?
Varësia emocionale ushqehet nga frika e braktisjes. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ushqen dobësi dhe frikë. Frika është në bazë, është emëruesi më i ulët i përbashkët. Në këtë rast frika ka të bëjë me braktisjen ose indiferencën. Braktisja është një plagë e thellë. Duhet kohë për ta trajtuar. Kur dikush ndihet i braktisur dhe nuk ushqen emocionalisht gjithë qenien e vet, e drejta për të ekzistuar dëmtohet.

Varësia afektive përpiqet të plotësojë ato nevoja që personi beson se nuk mund t’i përmbushë, kështu që: ai ka një nevojë të madhe për të qenë i aprovuar, ka një paaftësi për të bërë zgjedhje dhe për të marrë vendime të njëtrajtshme, kompenson disa mangësi përmes zgjidhjeve që nuk janë të vetat, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga vetja.

A është e mundur të kapërcehet varësia emocionale?

Po, është e mundur.

Një psikoterapi e bashkuar drejt një rruge të rritjes personale, mund të na çojë në një njohje më të madhe për veten, për të na bërë të ripërdorim forcën dhe mençurinë tonë. Mund të na lejojë të rimarrim zotërimin e vetes dhe të jetës sonë. Hap pas hapi do të thotë: të bëhemi të vetëdijshëm për burimet tona dhe të zbuloni vlerën personale. Gjithashtu do të thotë: të mësosh t’i përgjigjesh në mënyrë të pavarur nevojave të brendshme dhe të marrësh përgjegjësinë për lumturinë personale pa e lënë atë të bjerë tek dikush tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat