Artistja e thonjve të Selena Gomez dhe Lady Gaga flet për trendet e thonjve gjatë verës

Life style

Artistja e thonjve të Selena Gomez dhe Lady Gaga flet për trendet e thonjve gjatë verës

Më: 28 maj 2020 Në ora: 07:51
Ilustrim

Ndoshta nuk keni dëgjuar për artisten e thonjve, Lucy Tucker, por patjetër që keni parë punën e saj në ngjarjet më ekskluzive të Hollivudit, në yjet si Jessica Biel dhe Selena Gomez, Lady Gaga dhe Julianne Moore.

Pra, është e sigurt të ndjekësh këshillat e saj, pasi shpesh vetë ajo i përcakton tremdet.

Këto janë këshillat e saj:

Ngjyra e duhur

Sipas Lucy, të gjithë do t’i pëlqejmë ngjyrat neon këtë verë – por në një mënyrë paksa të papritur. “Një nga trendet më të mëdha që unë me të vërtetë po shijoj për këtë verë është ngjyra neoni,” thotë ajo. “Vera ka të bëjë me ngjyrat e ndritshme dhe një numër i markave po lëshojnë koleksione të mrekullueshëm me ngjyra neoni, duke përfshirë Chanel, të cilët kanë krijuar një hije portokalli plotësisht të mrekullueshëm që lëshohet në 12 qershor.”Sa i përket këshillave të aplikimit, Lucy thotë se nuk duhet të pikturoni tërë thoin: “Në vend se të pikturoni tërë thoin, thjesht aplikoni një shtresë në majë.”

Gjatësia

Lucy na siguron që këtë verë, do të shijojmë një gjatësi më të vogël të thonjve. “Për shkak të COVID-19, të gjithëve u është dashur të heqin thonjtë e tyre akrilik ose xhel. Prandaj, besoj se njerëzit do të fillojnë të mësohen me thonjtë e tyre më të shkurtër dhe nuk do t’i duan thonjtë e tyre të gjatë për një kohë.”

Forma

Sipas Lucy, mund të jemi duke kërkuar një formë më të çmendur këtë vit. “Unë mendoj se do të zëvendësohet me një formë më të përjetshme, ovale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat