3 mënyra se si gratë mund të rrisin fuqinë e tyre tërheqëse - Bota Sot
3 mënyra se si gratë mund të rrisin fuqinë e tyre tërheqëse

Life style

3 mënyra se si gratë mund të rrisin fuqinë e tyre tërheqëse

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Shkenca ka studiuar për një kohë të gjatë atë që fshihet pas të qenit atraktive, sipas tyre në thelb qëndron kodi gjenetik dhe këto teknika tërheqëse janë të përfshira ne ADN-në tonë. Qëllimi i tyre  është aspekti seksual për vazhdimësinë e racës njerëzore.

Sipas këtyre studimeve burri kur “zgjedh” një grua vlerëson në të vërtetë fuqinë riprodhuese të gruas, por cila është mënyra që do t’ju ndihmojë të bëheni më tërheqëse për çdo burrë.

Cilat janë këto mënyra përmes të cilave gratë rrisin fuqinë e tyre të tërheqjes, a ka ndonjë sekret? Këshillat e mëposhtme janë menduar për çdo grua që të rrisë atraktivitetin e saj me disa ndryshime të vogla në vështrim.

Buzëqeshja

Buzëqeshja e bën një grua 10 herë më tërheqëse për një burrë, sepse stimulon pjesën e shpërblimit të trurit mashkull, është si një shpërblim për ta. Një buzëqeshje e bukur çarmatos çdo burrë. Duke i buzëqeshur atij, ju do ta bëni atë të besojë që ju e pëlqeni, kjo shërben si një magnet për mashkullin, ata tërhiqen automatikisht nga dikush që iu buzëqesh drejtpërdrejt atyre.

Dhëmbët e bardhë të trajtuara mirë përcjellin imazhin e gjenetikës dhe higjienës së shëndetshme, njeriu instinktivisht dëshiron që fëmijët e tij të kenë një buzëqeshje, ashtu si juaja. Buzëqeshja ju bën më të tërheqëse dhe mbani mend, konsultohuni rregullisht me dentistin tuaj!

Përdorimi i të kuqes

Ngjyra e kuqe është treguar se rrit tërheqjen e një burri tek një grua, sepse ajo e bën atë seksualisht tërheqëse. Kjo vlen për çdo gjë, rrobat e kuqe, thonjtë dhe buzët e kuqe, të cilat krijojnë një imazh në nënndërgjegjshmërinë e tyre dhe bëjnë që burrat të tërhiqet automatikisht nga ju.

Sipas studimit, burrat nuk janë në dijeni të efektit të fuqishëm që ka e kuqja në shqisat e tyre, nuk mund të bëjnë asgjë, është instinkt. Studimi gjithashtu tregoi se ngjyra e kuqe nuk shkakton të njëjtin efekt tek gratë, kështu që është treguar se kjo tërheqje është gdhendur në ADN-në mashkullore.

Flokët e gjatë

Sipas shkencëtarëve, flokët e shëndetshëm, të shndritshëm dhe të gjatë janë një portret i shëndetit dhe pjellorisë, ndërsa flokët e shkurtër e zvogëlojnë atraktivitetin e fytyrës së një gruaje dhe perceptimin e saj të shëndetit në vështrimin mashkullor. Flokët e gjata janë simbol universal i feminitetit dhe bukurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat