Përse duhet të vishemi mirë kur udhëtojmë me aeroplan

Life style

Përse duhet të vishemi mirë kur udhëtojmë me aeroplan

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 06:35
Ilustrim

Njerëzve mund t’u bjerë të fikët në aeroplan më shumë se sa në tokë, për shkak të zvogëlimit të nivelit të shtypjes në kabinë

Shumëkujt i ka ndodhur të kthehet nga deti, i veshur me rroba të holla, të shkurtra apo me ndonjë fustan, sandale…

Çdo gjë është në rregull dhe do të ndiheni rehat derisa të futeni brenda në aeroplan dhe sapo të fillojë fluturimin.

Kondicioneri fillon të punojë dhe ju bëheni të vetëdijshëm që do të mërdhini. Keni të ftohtë, ju mërdhijnë duart dhe këmbët. Dhe derisa prisni që stjuardesa t’ju sjellë batanijen që të mbuloheni, ju shkon mendja: Përse, është kaq ftohët?!

Vallë, a nuk mund të ndezin ndonjë ngrohëse në vend të kondicionerit”. E po edhe nuk munden. Veç të tjerash, edhe për shkak të sigurisë suaj.

Studimi i bërë nga revista “ASTM International” ka zbuluar që njerëzve mund t’ju bjerë të fikët në aeroplanë edhe më shumë se në tokë për shkak të hipoksisë, gjendjes e cila është goxha e shpeshtë në mesin e udhëtarëve në aeroplan.

Kjo gjendje shfaqet për shkak të mungesës së oksigjenit, saktësisht për shkak të zvogëlimit të ventilimit të mushkërive të shkaktuar me moslëvizshmëri dhe përgjumje.

Niveli i ulur i presionit në kabinë mund të jetë shkaktar i hipoksisë, mirëpo gjithashtu mund të ndikojë në temperaturë më të lartë në avion.

Derisa kjo disave u pëlqen, kompanitë e aviacionit nuk dëshirojnë të rrezikojnë, sepse më mirë që kenë disa udhëtarë që mërdhijnë se sa disa pakur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat